Aktualitet

Mosrespektimi i masave/ Gjobë për mosmbajtje maske dhe pezullim aktiviteti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 07/08/20 |
el ida

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës njoftoi se kanë vijuar punën në terren, me zero tolerancë ndaj individëve dhe subjekteve që janë gjetur në shkelje të masave ndaj COVID19.

Në 24 orët e fundit, Task Forca realizoi mbi 1478 inspektime dhe monitorime dhe vendosën në total 5 masa administrative, 2 masa administrative me gjobë, ndaj individëve për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura, 3 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit të subjekteve.

Në total Task Forca antiCOVID ka kryer 140.202 kontrolle dhe monitorime në terren gjatë epidemisë dhe janë vendosur mbi 550 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë./Opinion.al

Pas