Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i është përgjigjur me anë të një letre kryebashkiakes së Përrenjasit, Miranda Rira.
Kjo e fundit, i ishte drejtuar përfaqësuesit të lartë evropian ku i shprehte shqetësimin se këshilltarët socialistë nuk japin votat për miratimin e buxhetit, duke shkaktuar ngërç në qeverisjen lokale.
Soreca në përgjigjen e tij thotë se qeverisja lokale është në fokusin e Bashkimit Europian, por nuk mund të ndërhyjë në marrëdhëniet e partive politike në institucionet shqiptare.
Gjithsesi, Soreca shkruan se këtë çështje do t’ia shprehë edhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për të shmangur problemet që qytetarët mund të kenë me shërbimet lokale për shkak të mosmiratimit të buxhetit./Opinion.al