Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mosmarrëveshjet brenda koalicionit çuan në shtyrjen e Vetingut

2017/03/08 at 12:34 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video-Opinion/ Nazarko: Ushtria greke është në gjendje lufte, me siguri Shqipëria konsiderohet një vend armik

Nga Mentor Nazarko-


Vendimi i fundit i parlamentit për të shtyrë dhe një javë fillimin e funksionimit të Komisioneve rivlerësuese të karrierës dhe figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve ngjau një surprizë kur mendohej se ai do të rriste tensionin politik nëpërmjet injorimit të opozitës. Për këtë vendim ngjan se ka dy argumente kryesore.

Argumenti i parë, pa e ditur me siguri nëse është dhe më i rëndësishmi, është argumenti i mosmarrëveshjeve të brendshme në koalicionin qeverisës për emrat konkretë. Kjo nuk është diçka krejt e pamundur. Të gjesh emra që do të merren me një punë e kaq të rëndësishme, është detyrë e vështirë dhe secili prej emrave mund të merrte pafundësisht kohë, jo më mbi 100 vetë. Palët politike brenda qeverisë u përplasën për një emër si drejtoresha e AMF, Autoritetit Mbikëqyrës Financiar, dhe aq më shumë do përplaseshin për një numër më të madh. Mosmarrëveshjet e palëve mund të jenë projektuar që tek institucioni përzgjedhës dhe do të vijonin dhe në parlament. Njerëzit e këtyre komisioneve do të ishin gjyqtarët e gjyqtarëve dhe kjo e bënte dhe më të rëndësishëm debatin për ta.

Por ngjan se ka dhe një arsye tjetër, të rëndësishme gjithashtu. Partitë e koalicionit qeverisës nuk kanë preferuar që debateve të brendshme për emrat propozim të krahut qeverisës, t’i shtonin dhe debate për emrat që duhet të vinin si përfaqësues të opozitës. Kjo do të implikonte veç të tjerash balanca të pakontrolluara brenda komisioneve të vetingut. Por dhe sikur të mos ishte ky argument, palët, me gjasë dhe nën presionin ndërkombëtar, kanë vendosur me i dhënë hapësirë manovrave, apo negociatave të mundshme me opozitën, me shpresën se ajo do të reflektojë kah pajtimi, apo bisedimet.

Por edhe me këto dy argumente, ngjan se ky vendim i parlamentit për të shtyrë dhe një javë krijimin e Komisioneve të vetingut ruan dy mesazhe të tjera.

Së pari, faktori kohë në radhën e veprimeve është shtypës. Kjo është arsyeja pse parlamenti u thirr për ditë të hënë në seancë plenare. Për faktorin ndërkombëtar, për Evropën në veçanti, është jetësor suksesi në reformën shqiptare në drejtësi, të cilën duan ta shohin të filluar tani dhe menjëherë. Bashkimit Evropian i duhet një sukses nga Ballkani, i frustruar prej dështimeve gjetiu, dhe në pamundësi për ta gjetur suksesin në vepra ende të pafilluara si për shembull në Maqedoni.

Së dyti, argumenti se emrat e sjellë ishin pak, ngjan cinik. Me pak fjalë, spastrimi do jetë aq i madh sa vrima e gjilpërës me biografitë fillon që tek institucioni që pranon aplikimet.

Gjithsesi ajo që ndodhi është e imagjinueshme. Në Republikën e re të gjyqtarëve dhe prokurorëve po funksionojnë institucione rrënjësisht të reja që po lindin prej të vjetrave. Dhe afërmendsh, që gjërat e reja kanë krizat e tyre të funksionimit dhe të përshtatjes. /Konica.al

Etiketa: koalicionimosmarreveshjevetingu


Ju sugjerojmë

Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët
Bota

Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët

23 Shtator, 2025 10:41 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt,Këshilli Bashkiak i Tiranës shqyrton kërkesën e PS

23 Shtator, 2025 9:41 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Në burg prej 5 vjetësh, ndërron jetë në QSUT 33-vjeçarja

23 Shtator, 2025 9:39 am
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

23 Shtator, 2025 8:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 shtator 2025

23 Shtator, 2025 8:10 am
Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
-U tha në Opinion

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

22 Shtator, 2025 11:55 pm
Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
-U tha në Opinion

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

22 Shtator, 2025 10:59 pm
Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
-U tha në Opinion

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

22 Shtator, 2025 10:42 pm
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Para
Maqedonia pa qeveri, ngërçi politik vijon

Kriza në Maqedoni/ Zaev: Do "martohemi" pa bekimin e Presidentit

Policia italiane sekuestron 1 kuintal drogë, në pranga dy shqiptarë

Si u zbulua babai dhunues, fëmijët qanin në varrin e nënës...

Ju ndodh shpesh të flisni me veten? Ja çfarë thotë shkenca për këtë fenomen

Ju ndodh shpesh të flisni me veten? Ja çfarë thotë shkenca për këtë fenomen
















TE FUNDIT

Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët

Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët
23 Shtator, 2025

Partia Reform UK ka propozuar një seri masash të reja të ashpra mbi emigracionin, përfshirë shfuqizimin e të drejtës së emigrantëve për...

Lexo më shumë

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt,Këshilli Bashkiak i Tiranës shqyrton kërkesën e PS

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
23 Shtator, 2025

Sot, në orën 10:00, do të mblidhet Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës, ku pritet të futet në rend...

Lexo më shumë

Në burg prej 5 vjetësh, ndërron jetë në QSUT 33-vjeçarja

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
23 Shtator, 2025

Një 33-vjeçare e arrestuar për dhunë në familje ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në...

Lexo më shumë

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
23 Shtator, 2025

Një aksident me pasojë vdekje e një personi ka ndodhur në Shijak mbrëmjen e 22 shtatorit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com