Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moskë: Parada e 9 Majit sërish pa të ftuar ndërkombëtarë

2023/04/29 at 10:11 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Moskë: Parada e 9 Majit sërish pa të ftuar ndërkombëtarë

Parada e 9 Majit në përkujtim të fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë hitleriane do të zhvillohet sërish pa të ftuar ndërkombëtarë.


Në vitin e dytë të luftës në Ukrainë Rusia përsëri nuk u dërgoi ftesa krerëve të huaj të shteteve dhe qeverive për të marrë pjesë në paradën tradicionale ushtarake të 9 majit.

“Këtë vit nuk kemi dërguar ftesa të veçanta ”, konfirmoi Kremlini.

Në festimet për shënimin e 78-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore do të marrë pjesë vetëm presidenti i ish-republikës sovjetike të Azisë Qendrore të Kirgistanit, Sadyr Schaparov, i cili gjithsesi do të jetë në atë kohë në Moskë për një vizitë pune.

Zyrtarisht Kremlini e justifikoi mospraninë e krerëve të huaj të shteteve me faktin se ky vit nuk është një përvjetor jubilar. Megjithatë në të kaluarën ka pasur mjaft raste kur presidentë apo kryeministra shtetesh të ndryshme kanë qenë të pranishëm në paradën tradicionale ushtarake të 9 majit në Sheshin e Kuq në Moskë edhe pse ato kanë qenë përvjetorë të thjeshtë.

Pjesë e memories kombëtare të rusëve

Fitorja ndaj Gjermanisë hitleriane bën pjesë në kulturën e memories kombëtare të rusëve. Bashkimi Sovjetik humbi 27 milionë vetë në Luftën e Dytë Botërore, e cila u quajt Lufta e Madhe Patriotike. Konflikti që rrënoi qytete dhe fshatra, shkaktoi vuajtje të jashtëzakonshme dhe la plagë të thella në psikikën kombëtare.

Tradicionalisht në paradën tradicionale ushtarake të 9 majit në Sheshin e Kuq në Moskë parakalojnë më shumë se 10,000 ushtarë dhe paraqiten edhe armatimet më të fundit dhe teknologjia ushtarake e ushtrisë ruse, nga tanket, avionët luftarakë dhe deri tek raketat balistike ndërkontinentale me mbushje bërthamore.

Por sikurse edhe vitin e kaluar moria e armëve që do të përshkojnë Sheshin e Kuq të Moskës mendohet se do të jetë më e vogël për shkak të angazhimit të tyre në luftën ndaj Ukrainës./DW

Etiketa: moskeParada e 9 Majit


Ju sugjerojmë

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

24 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

24 Qershor, 2026 8:17 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

23 Qershor, 2026 10:32 pm
Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
Bota

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor, 2026 10:26 pm
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Aktualitet

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

23 Qershor, 2026 9:16 pm
Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
Bota

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026 6:51 pm
Para
Pranga vëllezërve nga Kosova, shitën automjetin dhe e denoncuan si të vjedhur

Qëlloi me armë në ajër pas sherrit me një grup të rinjsh, arrestohet autori në Tiranë

Kamioni përplas këmbësoren në Lezhë, niset drejt spitalit në gjendje të rëndë

Kamioni përplas këmbësoren në Lezhë, niset drejt spitalit në gjendje të rëndë

Himarë/ Vodhi një makinë luksoze e tentoi t’i ikë policisë, kapet pas ndjekjes 40-vjeçari

Himarë/ Vodhi një makinë luksoze e tentoi t’i ikë policisë, kapet pas ndjekjes 40-vjeçari
















TE FUNDIT

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
24 Qershor, 2026

Teksa protesta kundër qeverisë hyri dje në ditën e saj të 24-t, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale...

Lexo më shumë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
24 Qershor, 2026

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku janë përfshirë një kamion dhe...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
24 Qershor, 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
24 Qershor, 2026

Dashi Do keni nevoje për me shume siguri sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te merrni vendime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}