Ministria e Jashtme ruse tha se nuk pranojnë akuzat për ndërhyrje të shtetit rus në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, duke shtuar se raporti i prokurorit të posaçëm, Robert Mueller, ka treguar se nuk ka prova të aryeshme për ndërhyrjen e përfolur .
“Raporti në tërësi nuk paraqet ndonjë provë të arsyeshme që Rusia ndërhyri në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. Na vjen keq që dokumentet e këtij lloji po ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-amerikane, të cilat edhe kështu lënë shumë për të dëshiruar,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Departamenti i Drejtësisë lëshoi raportin 448 faqe të prokurorit Robert Mueller, ku cilësohej se fushata e Trump nuk ishte koordinuar me rusët, megjithatë, sipas tij u gjetën akte të shumta shkeljesh nga Presidenti Trump, shkelje që ishin në gjendje të ushtronin ndikim të padrejtë mbi hetimet për zbatimin e ligjit./Opinion.al