Raketat e artilerisë ukrainase goditën dhe dëmtuan termocentralin Starobeshevskaya në rajonin Donetsk të Donbasit të pushtuar nga Rusia.
Kështu ka shkruar agjencia ruse Tass, duke cituar burime lokale të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut.
Burimet thonë se të paktën dy persona, dy punëtorë në termocentral, mund të kenë mbetur nën rrënojat e impiantit të prekur, ku po operojnë ekipet e shpëtimit. Raketat, thonë burimet për Tass, janë lëshuar nga një lëshues i shumëfishtë i furnizuar për forcat e Kievit./Opinion.al