Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moska pret që Kievi të përmbushë kërkesat e saj në bisedimet e paqes

2022/05/26 at 5:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Moska pret që Kievi të përmbushë kërkesat e saj në bisedimet e paqes

Kremlini tha të enjten se Moska pret që Kievi të përmbushë kërkesat e saj, duke shtuar se që të zhvillohen bisedimet e paqes, Ukraina duhet të jetë realiste për situatën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ishte shprehur të mërkurën se forcat ruse duhet të tërhiqen në pozicionet e paraluftës, si hap paraprak për bisedime diplomatike.

I pyetur të enjten nëse Rusia pret që Ukraina të bëjë lëshime territoriale, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se “Moska pret që kërkesat e saj të pranohen dhe të kuptohet realiteti i situatës de-fakto.”

Zelenskyy tha se Ukraina nuk do ta dorëzojë territorin e vet. Rusia ka kërkuar më parë që Ukraina të njohë sovranitetin rus mbi Gadishullin e Krimesë, që Moska e aneksoi në vitin 2014, si edhe pavarësinë e rajoneve separatiste, të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore.

Peskov po reagonte ndaj komenteve të ish-Sekretarit amerikan të Shtetit Henry Kissinger, i cili këtë javë sugjeroi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, se Ukraina duhet të pranojë, që Rusia të mbajë Krimenë.

Gjatë bisedimeve në mars, zyrtarët ukrainas thanë se statusi i Krimesë dhe rajoneve separatiste mund të diskutohej më vonë, por javët e fundit ata e kanë ashpërsuar qëndrimin dhe kanë thanë se trupat ruse duhet të tërhiqen në zonat ku ishin përpara se Moska të niste agresionin ushtarak më 24 shkurt.

Presidenti Zelenskyy tha të mërkurën se ai aktualisht nuk sheh vullnet nga ana e Rusisë për të rifilluar negociatat serioze për përfundimin e luftës tremujore.

“Në fillim, u krijua një përshtypje se mund të ecnim përpara, se bisedimet mund të sillnin rezultate. Por gjithçka ka ngecur,” tha zoti Zelenskyy në një lidhje me video për Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Ai shprehu gatishmërinë për të negociuar drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin, por theksoi se Moska duhet ta bëjë të qartë se synon të përfshihet në bisedime serioze.

Zelenskyy tha se hapi i parë për ta demonstruar seriozitetin do të ishte që Rusia të tërheqë trupat dhe pajisjet e saj në pozicionet e para 24 shkurtit, kur filloi agresioni rus.

Presidenti Zelenskyy e bëri të qartë gjithashtu se qëllimi i Ukrainës është të rifitojë të gjithë territorin e humbur.

“Ukraina nuk do ta dorëzojë territorin e vet. Ne po luftojmë në vendin tonë, në tokën tonë,” tha ai.

Duke folur në një konferencë telefonike me gazetarët të enjten, zëdhënësi i Kremlinit tha se “Kievi duhet të pranojë situatën de-fakto dhe të bëjë një vlerësim realist të saj.”

Ju sugjerojmë

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja
Kronikë

GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja

14 Nëntor, 2025 3:39 pm
Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje
Kronikë

Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje

14 Nëntor, 2025 3:38 pm
SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë
Bota

SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë

14 Nëntor, 2025 3:06 pm
Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner
Aktualitet

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner

14 Nëntor, 2025 2:15 pm
SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…
Aktualitet

SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…

14 Nëntor, 2025 2:13 pm
Para
Rekrutonte luftëtarë e siguronte armë për ISIS, shpallet fajtor shqiptari në SHBA

Rekrutonte luftëtarë e siguronte armë për ISIS, shpallet fajtor shqiptari në SHBA

Greqia letër OKB-së: Turqia po sfidon sovranitetin territorial

Greqia letër OKB-së: Turqia po sfidon sovranitetin territorial

“Nuk e dua më motrën tënde, do ndahemi”, ja pse i riu plagosi me thikë kunatin

Qëlloi me armë 11-vjeçarin, policia në kërkim të adoleshentit

TE FUNDIT

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
14 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e parë të armëve Tajvanit që nga rikthimi i presidentit Donald Trump në pushtet...

Lexo më shumë

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
14 Nëntor, 2025

Nga nxënësit e shkollave fillore deri te të moshuarit: Polonia po i fton qytetarët e saj të marrin pjesë në trajnime dhe...

Lexo më shumë

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
14 Nëntor, 2025

Globe ka nisur fushatën më të madhe të muajit nëntor “Gjithçkame Ulje”, një periudhë ofertash që u jep konsumatorëvemundësinë të...

Lexo më shumë

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
14 Nëntor, 2025

Këshilli i Bashkimit Europian ka bërë të ditur agjendën e konferencës së shtatë ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë që do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com