Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moska me Putinin dhe ata që lindën 18 vjet më parë kur ai erdhi në pushtet

2018/03/22 at 8:30 AM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Putin: Nuk kuptoj si 200 tifozë rusë rrahën mijëra anglezë

Ata që kanë njohur vetëm Vladimir Putin nuk duan revolucion.


Mikhail Solovey lindi në 31 dhjetor të vitit 1999. Bënte një i ftohtë i hidhur, edhe për standartet siberiane, me temperatura -50oC. Tramvaji dhe taksitë në Novosibirik nuk punonin atë ditë, por nëna e tij ja arriti të shkojë në spital dhe hyri në mijëvjeçarin e ri më një bebe në krah. Po atë ditë, rreth 3400 km larg në Moskë, Boris Yeltsin u ul përpara pemës së Vitit të Ri në Kremlin dhe mbajti një fjalim që do të ndryshonte fatin e Rusisë: “Po largohem,” i tha ai qytetarëve të vendit të tij. Yeltsin e la Rusinë në krahët e një lideri të ri, Vladimir Putin.

Në tetëmbëdhjetë vitet e ardhshme, ndërsa Putin konsolidoi pushtetin e tij në Moskë, Mikhail u rrit dhe u bë burrë. Ai është tashmë anëtar i një klubi lokal ushtarak-patriotik, dhe është krenar për këtë gjë. Mikhail ka një dobësi edhe për mjedisin, dhe sidomos për zogjtë që janë specie të rrezikuara. Ai ëndërron që një ditë të bëhet operator sinjalesh në ushtrinë ruse. Fundjavën që shkoi, në 18 mars, ai dhe shokët e tij patën mundësinë të votojnë për herë të parë në zgjedhjet presidenciale. Pavarësisht zgjedhjes së tij, ai ishte i sigurtë që Putin do të fitonte sërish.

Potenciali i atyre që nuk kanë njohur asnjë udhëheqës tjetër përveç Putinit erdhi në vëmendje marsin e vitit që shkoi, kur me mijëra të rinj në të gjithë vendin iu përgjigjën thirrjes së udhëheqësit të opozitës, Alexei Navalny, për të protestuar kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Javën që pasoi, konsulentët politik të Kremlinit mbajtën një forum në një bar në Moskë për protestën e 26 marsit. Putin më pas filloi të shfaqej në publik me mbështetës të rinj, në moshë dhe në angazhim politik, si një kundërpërgjigje e apelit të Navalnyt. Rinia arriti një status thuajse mitik në diskursin politik rus. Por kush janë ata? Çfarë kërkojnë? Si e shikojnë botën?

Për të gjetur përgjigjen e këtyre pyetje, The Economist intervistoi dhjetëra 18 vjeçarë në të gjithë Rusinë gjatë muajve të fushatës elektorale. Ata janë brezi i parë në Rusi që nuk kanë memorie si ishte jeta përpara Vladimir Putin, – ndaj i quajnë Puteens (një bashkim i emrave Putin dhe teens, nga anglishtja, adoleshentë). 28 milion fëmijë kanë lindur në Rusi që nga koha që Putin mori pushtetin. Kushtet e tyre të jetesës ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri. Pikëpamjet e tyre politike, historike, fetare, të drejtat e njeriut dhe identiteti kombëtar shtrihen në një spektër të gjerë, por disa risi përputhen.

Puteen-ët u rritën në kohëra të një mirëqenie të paprecedentë për Rusinë. Të ardhurat për frymë janë rritur 6-fish që nga koha kur ka lindur Mikhail. Papunësia te të rinjtë është relativisht e ulët me standartet e Europës Lindore, vetëm 15%. Të rinjtë e sotëm rus konsumojnë më pak alkol e duhan, dhe jetojnë më gjatë se paraardhësit e tyre. Ata shohin një pafundësi mundësish të shpalosur para tyre: kanë ëndrra konkrete dhe dëshirën për t’i bërë realitet. “Dua të bëhem arkitekt,” thotë Alexei Malikov nga Murmansk, “dhe do të bëhem”.

Edhe pse po rriten në Rusi, ata e jetojnë pjesën më të madhe të jetës online, njësoj si të rinjtë nga vende të tjera. Më shumë se 90% e grupmoshës 18-24 vjeç kanë akses të përditshëm në internet krahasuar me më pak se 50% të grupmoshës 40-54 vjeç, dhe vetëm 15% të atyre mbi 55 vjeç. “Nga një vend i botës, ne mund të shkojmë kudo, dhe kjo hap horizonte dhe mundësi të palimituara për ne,” thotë Abubakr Azaev nga Makhachkala, kryeqyteti i Republikës Muslimane të Dagestan. “Parimisht ne e dimë si jetojnë njerëzit në Kinë, Japoni dhe në Shtetet e Bashkuara.” Ata postojnë fotografi dhe video në Instagram dhe flasin në Ëhatsapp me njëri-tjetrin. Dëgjojnë muzikë rap rus por edhe Scorpions. Abubakr pëlqen shumë “The Hobbit” të Tolkien, dhe bandën angleze Gorillaz.

Interneti bashkon rracën njerëzore

Dijet për botën jashtë kufijve të tyre i bën Puteen-ët më të hapur ndaj saj. Dinamika e përballjes së vazhdueshme me Perëndimin është më pak apeluese për ta. Të rinjtë rus kanë më shumë gjasa të kenë pikëpamje pozitive për Amerikën dhe Bashkimin Europian, dhe më pak gjasa të mendojnë se Rusia ka armiq. (Moshatarët e tyre në Perëndim gjithashtu e shohin Rusinë me sy më të mirë se brezat  vjetër.) Ata besojnë informacionet që shkëmbejnë mes miqsh dhe të afërmish, dhe gjithnjë e më pak i kushtojnë vëmendje lajmeve të televizioneve të kontrolluara nga shteti. Mbi 70% e grupmoshës 18-24 vjeç informohen online, krahasuar me 9% të grupmoshës +55 vjeç. Më shumë se 90% e -40 vjeçarëve ende mbështeten te televizioni.

“Ata përpiqen të na bindin se të gjithë amerikanët na urrejnë; që amerikanët mendojnë se Rusia është një shtet i mbushur me njerëz të ligë, me arinj nëpër rrugë dhe vodka,” thotë Lera Zinchenko, një vajzë nga periferia e Moskës që aspiron të bëhet modele. “Nuk mendoj që na urrejnë. Unë ndjek disa personazhe në Instagram që udhëtojnë në të gjithë botën, dhe një vajzë që kish qenë në Amerikë tha se njerëzit ishin treguar shumë të sjellshëm me të”. / The Economist (Perktheu: E.L/ Opinion.al)

 

Etiketa: moskaPutinrusithe economist


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Aksidenti fatal i Matit/ Një fëmijë drejtonte Opelin që u mori jetën dy burrave, një i tretë i plagosur

Aksidenti fatal i Matit/ Një fëmijë drejtonte Opelin që u mori jetën dy burrave, një i tretë i plagosur

Parashikimi i motit: Shqipëria ndahet në dy pjesë, shi në perendim, borë në verilindje

Parashikimi i motit: Shqipëria ndahet në dy pjesë, shi në perendim, borë në verilindje

22 Marsi nuk është vetëm festa e bektashinjve, por edhe e demokratëve

22 Marsi nuk është vetëm festa e bektashinjve, por edhe e demokratëve
















TE FUNDIT

Arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë/Policia: U vetëplagos me armë zjarri,por në spital…

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
13 Maj, 2025

Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili u paraqit me plagë në trup në spitalin e Lushnjës. Ai...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, raportohet për dëme materiale

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, raportohet për dëme materiale
13 Maj, 2025

Është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm një banesë në fshatin Rrile të Lezhës. Sipas informacioneve dyshohet se shkak i...

Lexo më shumë

Kosovë, dështon për herë të 15 konstituimi i Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
13 Maj, 2025

Ka dështuar për herë të 15 seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Siç raportojnë mediat në Kosovë, të martën...

Lexo më shumë

Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë

Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë
13 Maj, 2025

Qarku i Lezhës ka votuar në favor të Partisë Demokratike, duke e kthyer hartën e tyre në ngjyrë blu për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com