Ajo quhet Carolyn Hartz, dhe ka 28 vite që nuk ka konsumuar asnjë grimcë sheqeri. Në fakt kur e sheh për herë të parë me bikini apo edhe në një ditë normale, nuk mund t’i japësh më tepër se 45 vjeç, por gruaja në fjalë është plotë 70 vjeç. Shokuese në fakt, por këtë efekt ka në trup një jetë e shëndetshme. Gratë në të 40-at apo 50-at e justifikojnë veten e tyre duke u shprehur se mosha bën të vetën. Por rasti i Hartz, e hedh poshtë këtë teori pa më të voglin dyshim.
Para 28 vitesh, 70 vjeçarja ishte e varur nga sheqeri dhe ëmbëlsirat. Por më ps mori vendimin drastic duke ndryshuar plotësisht stilin e jetesës. Ajo tregon për “Daily Mil” se bën një jetë të kontrolluar, me ushqime të shëndetshme kryesisht pa gluten apo sheqer industrial. Gjithashtu edhe ushtrohet p qënë nevoja të bëjë stërvitje drastike. Ajo shprehet se aktivitetet e saj më së shumti përfshijnë tenisin, ecjen, jogën, dhe meditimin. Dieta që ajo kosnumon është e shëndetshme dhe ka të eleminuar karbohidratet me përmbajtje gluteni.
Për vajzat në të 20-at apo 30-at ajo këshillon të jetojnë jetën në maksimum dhe se kurrë nuk është vonë për të ndryshuar mënyrën e jetesës, sigurisht pasi të kesh shijuar disa “mëkate” të vogla të jetës./Opinion.al