Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mosdeklarimi i parave në doganë, 37 raste në 2022/Mbi 1.3 milionë euro dhe 165 mijë paund

2023/08/16 at 1:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mosdeklarimi i parave në doganë, 37 raste në 2022/Mbi 1.3 milionë euro dhe 165 mijë paund

Të paktën 37 raste janë kapur në pikat e kalimit të kufirit gjatë 2022 sa i takon mosdeklarimit të shumave të parave me vete.

Sipas ligjit të gjithë personat që hyjnë ose largohen nga territori shqiptar janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.

Në fakt kontrollet kanë treguar se disa dhjetëra raste nuk e kanë përmbushur këtë pikë. Publikimi i librit jeshil të doganave për vitin 2022 tregon se shuma që është tentuar në kalohet në pikat kufitare është 165 mijë paund, 1.3 milionë euro si dhe 1.85 milionë lekë.

“Në vitin 2022, gjatë kontrolleve të ushtruara nga Administrata Doganore në Pikat e Kalimit Kufitar janë konstatuar në total 37 raste të kapjeve/mos deklarimeve të vlerave monetare. Nga këto, numri më i madh është kryer në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” (14 raste), me shuma të cilat variojnë mesatarisht nga 14,000 GBP deri në 25,000 EUR. Numrin më të madh të rasteve për vitin 2022, e përfaqësojnë kapjet në hyrje të P.K.K. me 28 raste, dhe kapjet në dalje me 9 raste” thuhet në publikimin vjetor të Doganave.

Nëse shohim të ndara kategoritë atëherë kalimi nga pikat doganore në aeroporte është tentuar në 14 raste të kapura, nga pikat kufitare në portet detare në 6 raste dhe nga pikat kufitare tokësore në 17 raste.

Libri jeshil zbulon edhe rastet e trafiqeve të jashtëligjshme ku në vitin 2022 janë konstatuar 139 kilogram kokainë, 193 kilogram kanabis, 2 armë dhe 625 municione si dhe 99 klandestinë.

“Si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar edhe në analizën e riskut, në portin e Durrësit janë bërë 3 kapje të lëndës narkotike kokainë me origjinë nga Amerika e Jugut. Në pikat e kalimit kufitar Rinas dhe Kakavijë janë zbuluar dhe sekuestruar gjatë kontrolleve në vijën e dytë, 2 armë dhe 625 municione” thuhet në dokument./Monitor

Etiketa: kufimosdeklarimpara

Ju sugjerojmë

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Para
Amazon me veçori të re, ja për çfarë do të shërbejë inteligjenca artificiale ‘Al’

Amazon me veçori të re, ja për çfarë do të shërbejë inteligjenca artificiale 'Al'

Ambasada amerikane-magjistratëve: Aplikoni për vendet e lira në KLGJ e KLP

Ambasada amerikane-magjistratëve: Aplikoni për vendet e lira në KLGJ e KLP

Ambasadori amerikan: Kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës nuk janë presion

Ambasadori amerikan: Kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës nuk janë presion

TE FUNDIT

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com