Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mosbesimi, ende e vetmja rrugë e mbetur

2016/03/14 at 4:49 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjebrea dhe Veliaj dhe dy skandale pozitive

Nga Artur Zheji


Shumëkush do të donte të besonte, që dëshira apo vullneti për të bërë Shtet, është një nga  objektivat kryesore të kësaj qeverie.

Dje, në vigjilje të Përvjetorit të Largimit nga kjo jetë të babait tim, Petro Zheji, pashë ndoshta një nga episodet më të habitshme të këtij “rezultati”.

Një grua pothuajse mjerane dhe e stolisur te Gabi, tregëtonte në varrezat e Tufinës, me një kasë fiskale të lëvizshme në dorë, lule dhe qirinj me pakicë. Gruaja, ironizonte, shpotiste me mencuri dhe priste kupona, që “ushqejnë” financat e Shtetit tonë të dashur. Pamja, me sfond varrezat, ishte kafkiane dhe përtej çdo fantazie të krisur shkrimtari.

Ndërkohë, nga burime gazetareske,kam të dhëna për transaksione të mëdha parash, të shitblerjeve me shumicë, që bëhen ende në të zezë, sidomos në fushën e pasurive të patundshme, të materialeve të ndërtimit, të karburanteve dhe të tregëtisë kontrabandë të mallrave të ashtuquajtura me akcizë, sidomos cigare dhe alkool.

Këto trasaksione, urdhërohen nga zyra ku druri i arrës, lëkura e kolltukëve dhe wiski single malt, janë harmonizuar me shandanë Swarovski, me porcelanë Bohemie, me lëkura kafshësh afrikane dhe ku paradhomave baresin sekretare gjoksmëdha, këmbëdrejta dhe këmbëzbuluara me art, dhe rreptësisht nën të 30-tat.

Këto janë pra dy pamje të së njejtës tablo, me një kontrast të thekshëm me njera me tjetrën.

Nga njera anë pra, pedantizëm, trysni dhe gati asfiksim fiskal tek të vegjëlit dhe nga ana tjetër, nuk dihet si dhe nuk dihet pse, ose edhe dihet, por nuk kemi prova që ta themi, paraja e madhe shumëmilionshe në euro, qarkullon në korridoret e veta misterioze, ku Tatimet rrinë larg apo nuk kanë as sy dhe as veshë.

Ndonëse, njoftohet gjithashtu, se janë shtuar dhe po shtohen gjobat e krimit, ndaj ca bizneseve, ku dihet që qarkullon fitim dhe akumulohet paraja.

Çështja shtrohet, të besojmë se këto “të këqijat” e mëdha, janë episode të këtij qytetërimi që jetojmë, mbështetur te pushteti absolut i parasë, apo nën to, ka ndonjë marrëveshje okulte, që përmes alibisë së shtetformimit, kërkon të fshehë, përparimin e Antishtetit dhe akumulimit cmendurak të parasë së paligjshme?!

Personalisht nuk do të doja dhe nuk do të doja të besoja që të ishte kështu. Përkundrazi,do të doja  të besoja që është pikërisht e kundërta, e pra, që këto që rendita janë aksidente të natyrshme të një sistemi në përmirësim e sipër dhe jo një rregull i fshehtë, që përmbys çdo pritshmëri popullore, për ditë më të mira. Sepse këto episode të arrogancës shpërfillëse të financës së lartë, ndodhin kudo në botë, nga New Yorku, në Moskë dhe në Pekin. Kronika na rrëfen për to, mbas herët a vonë, ata kapen dhe shkojnë përpara ligjit.

Gjykuar nga karierat e personazheve që na drejtojnë dhe na qeverisin  karierat vezulluese pra, dhe cilësinë e lartë të jetës së tyre personale, duke filluar nga dietat e ushqyeshme, nga përkëdhelja e lartë e sedrës përmes servilizmave që i rrethojnë, e deri nga sasia e lartë e adrenalinës me të cilën ushqehen në të përditshmen e tyre, kur marrin vendime me një telefon në dorë, e në të cilat luhet fati njerëzor i shumë individëve, e të tjera si këto, do të ishte e udhës pra, që të mendonim se është gjithësesi në të mirën e bilancit të tyre global, që përpjekja shtetformuese, të ishte realisht një objektiv dhe jo një alibi në favor të Antishtetit.

Mirëpo kur disa, që kalojnë me semafor të kuq, kapen dhe gjobiten, dhe disa të tjerë, mbi kurrizin e të cilëve rëndojnë vrasje apo trafikime të qënësishme, jetojnë “paqësisht” dhe si  të “pakapshëm”, në të njejtin diell dhe nën të njejtin shi, me ata që me të drejtë gjobiten për një semafor, ngrihet një pikëpyetje e madhe.

Shteti, ky instrument, ligjformues dhe  ligjruajtës, ky instrument i pranuar dhune në emër të ligjit, që autorizon ligjërisht pra, edhe vrasjen e keqbërësit në flagrancë, a duhet të jetë i barabartë për të gjithë?! Sepse dihet dhe është e pranuar, që shteti ka armë me leje, për ti mbajtur në brez dhe për ti nxjerrë nga brezi. Për të mos folur për burgosjen apo shpërndarjen me forcë të tubimeve “të paligjshme”.

Ky shtet pra, që po mban zap me sukses trafikun e rrugës dhe tregtarët e vegjël të pakicës, kur mendon të fillojë seriozisht e të luftojë trafikimet e mëdha, të drogës, të evazionit fiskal, të gjobëvënësve profesionistë të bandave të rrezikshme dhe të paprekshme, që kontrollojnë pjesë të mëdha të territorit dhe të financave shqiptare?

Kjo pra dhe  është kriza e vërtetë e Besimit dhe Mosbesimit. Dhe këtu, nuk besoj se e kemi fajin ne gazetarët, që shpotitemi dhe ironizohemi nga të gjithë. Nga politika kur zihet ngushtë në gënjeshtër apo në kontradiktat e veta hipokrite.  Nga kolegët, që janë ndarë në fise, klane dhe vetëadhurohen rregullisht përpara pasqyrës.  Nga komentuesit anonimë, që shkarkojnë komplekset e tyre, duke u fshehur si kërmilli mbas një pseudonimi dhe nxjerrrin mbi ne, vrerin e dështimeve apo të pafuqisë së tyre publike.

Personalisht prirem të besoj në një qeverisje gjithmonë e më të mirë, për të ushqyer optimizmin e një jete më të mirë, për vete dhe për të gjithë.

Por nuk është faji im, që të Mos besosh, mbetet ende një rrugë më e arësyeshme dhe më afër të vertetës dhe të rezultateve të deritashme.

Shkruar për Opinion.al



Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Jam Skraparlli

Turp kolosal

Video/ 10 Pritjet më fantastike të futbollit

Video/ 10 Pritjet më fantastike të futbollit

Ambasada e SHBA zbulon kërkesat e Kerry për rininë dhe nxit shqiptarët

Ambasada e SHBA zbulon kërkesat e Kerry për rininë dhe nxit shqiptarët

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com