Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mos votoni ata që paguhen nga rusët”, Veliaj: Ç’i lidh demokratët me Ilir Metën

2023/04/21 at 6:25 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mos votoni ata që paguhen nga rusët”, Veliaj: Ç’i lidh demokratët me Ilir Metën

Kandidati i PS për bashkinë e Tiranës , Erion Veliaj është shprehur optimist për fitore në zgjedhjet e 14 majit.

Në një takim me qytetarët në Laprakë, Veliaj tha se demokratët nuk i lidh asgjë me Ilir Metën, ndërsa e cilësoi poshtërim për ata vendosjen e emrit të Metës në fletën e votimit.

Ai tha se është zbuluar edhe origjina e parave me të cilat Berisha hapi fushatën në stadium, duke aluduar për financime ruse.

“Ç’i lidh demokratët me Ilir Metën? Shqipëria i dha gjithçka Ilir Metës, president, kryeministër, ministër, gjithë jetën deputet. Saliut president, kryeministër, gjithë jetën deputet. Shqipëria u ka fal këtyre gjithçka. Dhe na doli që Ilir Meta paska qenë fuks, sigurims, 2-lekësh që shkonte spiunonte shokët. Dhe ka hall se preket nga ligji që spiunët dhe non gratat nuk vazhdojnë dot në politikë. Po a është ky halli ynë? Pse ky është halli ynë, kush ka qenë fuks? Ky është halli ynë, kush është non grata?  Për të gjithë ata që thonë ku i gjejnë këta lekët, – këta nuk janë as në KQZ, këta nuk marrin as nga buxheti i shtetit, e patë përgjigjen? Rusët çojnë te llogaria e Monikës çdo muaj paratë e tyre. Si ka mundësi nga 3 milion llogari bankare që janë në Shqipëri i ra lloto Monikës? Pse nuk ju sjellin rusët ju? Pse nuk çohet Putini një ditë në mëngjes dhe të thotë “sot në Kremlin do bëjmë të lumtur një njeri në Laprakë dhe do t’i çojmë 15 mijë euro që të habitet në mëngjes dhe t’i gjejë te llogaria vet”. Si ka mundësi që llotaria e Kremlinit i bie vetëm këtyre?! Paguhen nga rusët për ta çuar Shqipërinë mbrapa. Ne do votojmë PS që Shqipërinë ta çojmë vetëm përpara. “Në fletë të votimit thuhet, koalicioni i tyre, Ilir Meta. Saliu po bëhet gazi i botës, lolo atje vetëm në stadium, po bëhet gazi i botës dhe i thotë demokratëve: “Votoni Ilir Metën”. A ka poshtërim me të madh që i bëhet çdo demokrati, që njeriu që ka dhunuar më shumë të djathtën, që ka fyer më shumë demokratët, që ka përçudnuar dhe sabotuar çdo qeverisje të së djathtës në Shqipëri, sot i thuhet votoni Ilir Metën, sepse në fletë votimi kandidatët, emri, kryesia e atij koalicioni të non gratave dhe fuksave është e Ilir Metës. Nëse ka demokrat që pranon të fyhet në këtë mënyrë, unë nuk kam çfarë them më. Por di të them se shumica e demokratëve që njoh, nuk i lidh asgjë me Ilir Metën, nuk i lidh asgjë me non gratën,” tha Veliaj.

Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
14 maji/ Kolegji Zgjedhor vendos: Logot e partive do të jenë në fletët e votimit

14 maji/ Kolegji Zgjedhor vendos: Logot e partive do të jenë në fletët e votimit

OBSH: Mbi 400 persona të vrarë në Sudan

OBSH: Mbi 400 persona të vrarë në Sudan

VIDEO/ Rusia bombardon gabimisht qytetin e saj

VIDEO/ Rusia bombardon gabimisht qytetin e saj

TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com