Sot konsiderohet si një nga femrat më seksi shqiptare, por Tuna nuk ka qenë gjithmonë kështu. Një foto e këngëtares nga Shkupi, e realizuar rreth 12 vjet më parë, i ka lënë pa fjalë fansat e saj. Tuna është transformuar aq shumë, saqë sot thuajse nuk njihet më. Fotoja e zbuluar së fundi është realizuar në vitin 2003, koha kur, pasi u shpall fituese e një ‘talent-show’ muzikor në Maqedoni, Tuna publikoi këngën debutuese “Piroman”.