Tekstet e tij janë shumë të ndjera, flasin për ndarje e dashuri dhe kanë rrëmbyer zemrat e shumë dëgjuesve e fansave. Por Ledri Vula nuk është një djalë romantik në jetën reale. Këtë detaj reperi ia ka rrëfyer Rudina Dembacajt në programin, “Mos i fol shoferit”. “Nuk jam tip i luleve edhe kur kam blerë lule nuk kam zgjedhur të duhurat. Lule i kam dhuruar nënës dhe gjyshes për 7-8 mars. Jam romantik si natyrë dhe bëj surpriza të këndshme, por nuk blej domosdoshmërisht lule”, ka thënë reperi i njohur shqiptar. /opinion.al