Mos u çudisni, ndodh edhe kjo! Nuk ka vetëm pemë të vitit të ri, por edhe pemë plehrash.
Punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe grupi i vullnetarëve që iu bashkuan sot aksionit për pastrimin e kryeqytetit nga mbetjet janë detyruar që të hipin mbi pemë për të hequr plehrat e hedhura nga qytetarët.
Me sa duket banorët e papërgjegjshëm në vend që të kontribuojnë për pastërtinë e qytetit, kanë menduar se si ta shëmtojnë atë.
Kështu ata vazhdojnë të hedhin nga dritarja mbeturina të cilat kanë rënë mbi këtë pemë, e cila ndodhet pranë pallatit të tyre.
Aq të shumta janë këto mbeturina të hedhura, saqë të krijohet përshtypja se pema në vend të frutave, prodhon plehra./Oranews.tv