Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

(Mos) pyet gjyshin!

2017/10/13 at 2:49 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
(Mos) pyet gjyshin!

Nga Jonila Godole


Një nga pjesëmarrësit e konkursit “Pyet Gjyshërit” vitin e kaluar, e tërhoqi videon konkurruese pak ditë pasi e kishte dorëzuar me argumentin: “Mendoj se gjyshi im nuk është shprehur siç duhet. Fillimisht më pëlqeu që pranoi të fliste, por tani kam turp që shokët e mi të shohin se gjyshin e kam nostalgjik të Enver Hoxhës dhe është e kotë të diskutoj me të, sepse ai nuk heq dorë”.

Nuk dinim ç’përgjigje t’i kthenim: të gë- zoheshim që një 17-vjeçar reflekton me pjekuri dhe vë gishtin mbi përgjegjësin e diktaturës, apo të trishtoheshim që nuk gjejmë dot kurajën të përballemi me historinë dhe vetëcensurohemi, heshtim?! Shqetësimin e tij unë e kuptoj.

Fëmijët duan të krenohen me gjyshërit. Por si ta zgjidhin dilemën e gjyshërve nostalgjikë për një sistem që përshkruhet si monstruoz nga të tjerët? Anën e kujt të mbajnë? Të rinjtë nuk kanë një koncept të tyre mbi historinë. “Kujtesa” e tyre është një mozaik i përbërë nga informacione marrë hua andej-këndej.

Në shkollë nuk u ka mësuar kush shifra dhe fakte historike mbi krimet e kryera gjatë diktaturës. Në media, gazeta apo portalet online ka vërtet më shumë informacion, por aty shkruhet me të njëjtën gjuhë si për viktimën, ashtu edhe për persekutorin. Librat me dëshmi autobiografike, të botuara në tirazhe të vogla dhe të njohura për pak njerëz, zor se arrijnë te rinia. Edhe sikur, çfarë efekti do të kishin kur të gjitha hallkat e tjera të zinxhirit ofrojnë pak ose aspak informacion sqarues për atë periudhë. Ja pra, si na mbetet “mësimi” i historisë në duart e gjyshërve!

Dhe të mendosh se këta gjyshër japin mësime historie falas. Mund t’i ndajmë në tre kategori. Në të parën futen ata që rrëfejnë me pasion për bëmat e luftës antifashiste, pastaj bëmat e demaskimit të armiqve të pushtetit popullor, të prishjes së kishave dhe xhamive, bëmat e shokut X dhe të shoqes Y, ata që bëjnë krahasimin me të sotmen dhe u rezulton se “gjatë monizimit: arsimi ishte model, ushqimi i paktë, por i saktë, kishte rend, papunësia zero, kriminaliteti zero, ajri jo i ndotur, shoqëria e pastër!”.

Është naivitet apo trushpëlarje të mos dallosh dot që çdo qelizë e sistemit qe ngritur dhe mbahej përmes frikës, se krimineli dje nuk ishte individi në rrugë, por vetë shteti komunist, i cili po të të vinte gishtin, të shkatërronte apo të zhdukte pa nam e nishan. Kurse e ashtuquajtura pastërti morale prodhoi spiunë të Sigurimit një në çdo tre shqiptarë, po ashtu prodhoi njeriun pa dinjitet dhe mendim individual, shkurt: Njeriun e Ri. Fatkeqësisht, në rrjetet sociale dhe komentet që shoqërojnë artikujt e mediave online, ky është ligjërimi më i zakonshëm në gojën e një brezi që nuk i kalon të tridhjetat dhe nuk e njeh komunizmin nga përvoja e vet, por ndër të tjerash… përmes gjyshërve.

Në kategorinë e dytë futen ata që patën privilegje personale nga regjimi, dhe pas 1990-s i mbajtën dhe i shtuan ato: kush ishte I shkolluar – u shkollua më tej brenda dhe jashtë vendit, kush ishte I punësuar – nuk u bë kurrë i papunë, kush kishte një post – e trashëgoi atë brenda familjes, lidhjet sporadike të djeshme – u forcuan e u bënë gardhçeliku pas 1990-s. Kjo kategori është e vetëdijshme se regjimi i djeshëm nuk është sjellë me të tjerët, aq mirë siç u soll me ta.

Është po e vetëdijshme për degjenerimin moral, ekonomik dhe kulturor të atij sistemi. Por ajo do vazhdojë të heshtë me justifikimet “kështu ishte koha”; “zbatonim urdhrat” në kujtim të privilegjeve të djeshme, dhe për të mos i humbur ato privilegje sot, por për t’ua lënë

trashëgimi pasardhësve. Në kategorinë e tretë, më të voglën, janë gjyshërit dhe familjarët e mbetur gjallë nga persekutimi dhe dhuna komuniste.

Ata e filluan jetën në sistemin e ri me njolla në biografi dhe mungesa të parikuperueshme kryesisht në shkollim që i bëri ata jo vetëm të pakonkurrueshëm në tregun e ri, por i gjeti edhe të papërgatitur intelektualisht për të kërkuar me mjetet e duhura të drejtat e mohuara. Të mbyllur në vetvete, shumë prej tyre, ndoshta nuk duan të helmojnë rininë me rrëfimet e zymta nga jeta e tyre në izolim.

Të tjerë nuk e zbusin dot zemërimin që demokracia nuk solli lustracion për persekutorët dhe drejtësinë e dëshiruar. Një pjesë e madhe janë larguar nga atdheu për të rikthyer në jetën e tyre qetësinë dhe begatinë që pushteti i djeshëm nuk ua mundësoi, por qetësia nuk arrihet pa u vendosur drejtësia. Largimi i tyre masiv në 1990-n, edhe pse më se i kuptueshëm, vetëm sa e dobësoi frontin e kauzës së tyre përballë një makinerie shumëfish më të sofistikuar.

Cilin nga këta gjyshër pra, të pyesin të rinjtë dhe të rejat shqiptare dhe çfarë të mësojnë prej tyre? Fakti që vitin e kaluar u dorëzuan më shumë punime mbi dëshmi të persekutimit sesa të mitizimit të regjimit komunist, na tregon qartë se brezi i ri, i rritur në liri është I pjekur mjaftueshëm të kuptojë dallimet mes sistemeve politike si të tilla. Por ai nuk i kupton dot arsyet si një sistem represiv mundi të mbështetej praktikisht nga një popull i tërë, edhe nga gjyshërit e tyre.

Hapi i parë për ta zbuluar këtë është përballja personale dhe publike me historinë e familjes. Përmes konkursit kombëtar “Pyet Gjyshërit” synohet pikërisht ky dialog mes brezave. Sepse gjyshërit janë burim I jashtëzakonshëm informacioni, edhe kur ato që tregojnë mund të bien ndesh me faktet historike. Historitë e familjes janë histori të një epoke – nëse i lëmë pa lexuar ato, nuk do mundemi kurrë të njohim viktimat dhe persekutorët. Konkursi nuk synon t’i gjykojë ata, por përmes tyre t’i bëjë të rinjtë të analizojnë dhe të kuptojnë.

Të kuptojnë qëndrimet dhe arsyet përse dikush e mbështeti apo e kundërshtoi atë regjim. Në parlament mund të bëjmë akoma sofizma dhe retorika për ta nxjerrë regjimin komunist pa u lagur nga historia, por edhe sa do zgjasë kjo maskaradë?! Sado dokumente arkivore të jenë shkatërruar, sado fije të jenë këputur, të mos harrojmë se regjimet represive synojnë ta ruajnë informacionin (në shumë kanale) dhe jo ta zhdukin atë. Në mos ne sot, të vërtetën do ta gjejë brezi i ri nesër.

Por nëse nuk i ndihmojmë tani, të mos habitemi në të ardhmen që përveçse do të jemi një popull pa kujtesë, do të kemi rritur breza të tërë analfabetësh historikë.

 

Etiketa: Jonila GodoleMos e pyet gjyshin


Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Para
Taulant Balla paralajmëron “furtunën” në administratë, ja si do të bëhet punësimi që sot e tutje

Taulant Balla i nxjerr fotot Bashës: Çfarë lidhje ke me tregtarin e bombave?

Putin feston 65-vjetorin, ja dhurata më e veçantë që mori

Putin feston 65-vjetorin, ja dhurata më e veçantë që mori

Futbollisti i kombëtares publikon foton e parë me vajzën dhe tregon emrin: Po perjetoj parajsën 

Futbollisti i kombëtares publikon foton e parë me vajzën dhe tregon emrin: Po perjetoj parajsën 
















TE FUNDIT

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
8 Qershor, 2025

Ditën e Dielë moti parashikohet i qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjashtaur vranësira të pakta kalimtare nga orët...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
8 Qershor, 2025

Dashi Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në...

Lexo më shumë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com