Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha në një deklaratë për mediat se shqiptarët nuk duhet të njohin shtetin e Edi Ramës.
Ajo tha se vedimi i opozitës do të finalizohet në orën 12:00 ndërkohë që bëri thirrje që qytetarët të mos njohin postblloqet e Edi Ramës duke lënë kështu të kuptohet se qytetarë nga rrethet mund të nisen për të ardhur në Tiranë për një protestë.
“Vendimi i opozitës do të finalizohet në orën 12:00. Mesazhi që këtu është për qytetarët shqiptarë të mos njohin shtetin e Edi Ramës, mos të njohin postblloqet e Edi Ramës sepse paratë e tyre po i përdor për dhunë. I bëj thirrje Edi Ramës që të lirojë një orë më parë gratë dhe vajzat. Të lirojë artistët. (bie këmbana) Kjo këmbënë ndihmoftë shqiptarët dhe qetësoftë shpirtin e Edi Ramës.
Tashmë nuk do të shikojmë brekët e Violeta Manushit por b*thën e Edi Ramës. Po bëjnë thirrje që shqiptarët të mos njohin Edi Ramën, drejtësinë e Edi Ramës.
U bëj thirrje shqiptarëve që jetët dhe fëmijët e tyre t’ua lënë në dorë një grupi kriminal. Luftën e hapëm. I bëj edhe një herë thirrje shqiptarëve mos njihni gjobat e Edi Ramës, vendimet e Edi Ramës. Ju mbylli në shtëpi dhe ju ka sjell faturat e energjisë elektrike dyfishin e asaj që shpenzoni”- tha Kryemadhi. /Opinion.al