TIRANË- Është fakt se dyqanet në Shqipëri (jo të gjitha) mashtrojnë me reklamat nëpër vitrina. Si për shembull “likujdim total”, skoto 70 për qind”, “produkte falas..”, etj. Për të gjitha këto dhe të tjera shkelje do të ketë penalite për tregtarët.
Në një publikim në faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomise thuhet se bazuar në ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve ndalohen një sërë praktikash tregtare të padrejta të përdorura deri me sot te cilat janë çorientuese dhe agresive.
Sipas Ministrisë së Ekonomise këto praktika dobesojne ndjeshëm aftësinë e konsumatoritpër marrjen e një vendimi. Qytetarët që bien pre e këtyre mashtrimeve mund të ankohen tek Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve pranë kesaj ministrie. /tvklan/