Është mbyllur tragjikisht sherri mes dy kushërinjve në Peshkopi. Bëhet fjalë për një ngjaje të ndodhur tri ditë më parë, ku shtetasi H. Tusha u konfliktua me të afërmin e tij, Agron Tusha. Ky i fundit para tri ditësh, është konfliktuar me H. Tushën duke i kërkuar që të mos ia shikonte më me sy bashkëshorten.
Ai e ka sulmuar me dru, duke e goditur në kokë. “Mos ma shiko më gruan”, i bërtiste Agron Tusha kushëririt teksa e godiste. H. Tusha ka qënë në gjendje të rëndë prej tri ditësh në spital dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ndërkohë, Policia ka arrestuar Agron Tushën 43 vjeç për ngjarjen.