Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mos lëvizni se do ju … robt”/ Dëshmia, ç’ndodhi atë natë në ish-Bllok

2018/11/03 at 1:36 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
“Mos lëvizni se do ju … robt”/ Dëshmia, ç’ndodhi atë natë në ish-Bllok

Një dëshmi e re e siguruar nga Ora News hedh dritë mbi vrasjen e ndodhur në bllok në lokalin “Monopol” ku mbeti i vrarë shtetasi Fation Gaxha dhe i plagosur Ervis Martinaj.


Sipas dëshmisë së dhënë nga shtetasi Geldo Hoti, i cili më pas u arrestua në Kakavijë, gjithçka ka ndodhur gjatë takimit që Ervin Mata pati me Ervis Martinaj, një orë pasi Mata ishte takuar me të fejuarën e tij Elvana Gjata.

Po çfarë kanë thënë në dëshmitë e tyre, Redi Popescu, administrator i subjektit “Red Diamond” shpk që ka në pronësi dyqanin ku ka ndodhur ngjarja dhe Geldo Hoti, i arrestuar si pjesë e sherrit me armë.

Dëshmia e Geldo Hotit

Nga ana e policisë gjyqësore janë marrë të dhëna nga shtetasit Geldo Hoti.

I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime ai ka deklaruar se : Ai ditën e ngjarjes, rreth orës 14;00 ka shkuar te lokal “Monopol” ku është takuar me pronarin Redi Popescu. Pak më vonë, në lokal ka ardhur edhe Ervin Mata, Joli (mevjol Bilo), që është miku i Ervinit dhe së bashku kanë shkuar te një lokal që quhet “Zihniu”, pranë “Karlsbergut”.

Duke drekuar, në lokal ka shkuar një person që i thërrisnin Tani dhe me mbiemër Allushi, i cili shoqërohej me një person tjetër rreth 170 cm i gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra, rreth 40 vjeç, dhe këta persona janë ulur me ta në tavolinë. Rreth orës 18:00, janë çuar nga lokali dhe kanë shkuar përsëri te lokal “Monopol”, ku janë ulur përsëri të gjithë bashkë.

Rreth 1 orë më pas, Ervini ka dal jashtë lokalit ku është takuar me shtetasen Elvana Gjata, e cila sipas tij është e fejuara e Ervinit dhe kur është kthyer brenda u ka thënë se dikush i kishte ngacmuar të fejuarën dhe ky person do të vinte në lokal për tu sqaruar.

Atij nuk i kujohet orari i saktë, por fillimisht në lokal kanë hyrë 3 persona, dhe Ervini sapo ka parë këta persona është ngritur nga tavolina dhe i ka takuar te banaku. Rreth 1-2 minuta më pas, në lokal kanë hyrë 2 persona të tjerë, njëri nga personat e sapofutur, ka nxjerrë nga brezi një armë pistoletë dhe na është drejtuar te tavolina ku ishim ulur me fjalët …mos të lëvizi njëri se do t’ju q…..robt……

Në këtë moment deklaruesi është ngritur nga karrikja për të ikur por personi që mbante armën në dorë i është drejtuar me fjalët …mos lëviz…

Në këtë moment njëri nga të 5-të personat që janë futur në lokal ka thënë fjalët …Çfarë problemi ke që shikon… dhe deklaruesi nuk është i sigurt se këto fjalë kanë qenë në drejtim të Ervin Matës apo personave që ishin të ulur në tavolinë me të (Geldo-n).

Personi i cili mbante armën në dorë është afruar te tavolina dhe pasi e ka kapur nga qafa Jolin është konfrontuar fizikisht me të, dhe deklaruesi është shtrirë barkas poshtë tavolinës dhe aty ka dëgjuar disa krisma arme, dhe pas përfundimit të krismave ai ka dalë nga lokali dhe është larguar i vetëm në drejtim të automjetit të tij që e kishte parkuar përballë shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Ai shtetasin Ervin Mata e njeh në marrëdhënie pune, e ka takuar gjithsej rreth 3-4 herë dhe është njohur me të rreth 3-4 muaj më parë. Në lidhje me pozicionet që kanë patur personat në tavolinë me të ai shpjegon se vet ka qenë i ulur te këndi afër dritares, duke filluar nga pozicioni i tij në sens kundraorar nga e djathta ka qenë Ervin Mata, Tan Allushi, dhe përballë me Ervinin ka qenë i ulur personi me emrin Joli.

Dëshmia e Redi Popeskut

Më datë 04.10.2018 rreth orës 18.00, ka shkuar në dyqanin e tij shtetasi Ervin Mata, pronar i Hotelit Victoria, i cili shoqërohej me katër persona të tjerës dhe pasi kanë parë në vitrina janë ulur në tavolinë ku Redi u ka shërbyer pije alkoolike.

Më pas Ervin Mata së bashku me një person tjetër me emrin Joli (mbiemrin nuk ja dinte) i cili është oficer në Zallher kanë dalë jashtë ku Ervini është takuar me të dashurën e tij shtetasen Elvana Gjata kur është kthyer sërish në dyqan së bashku me Jolin ka qenë i revoltuar.

Pas 20 minutash, Redi ka dalë jashtë dyqanit te shkallët ku ka takuar mikun e tij shtetasin Ervis Martini, të cilin e ka klient, që shoqërohej nga dy persona të tjerë dhe i ka thënë se do takonte Ervin Matën që ndodhej në dyqan dhe së bashku me dy personat që e shoqëronin është takuar me Ervinin ku janë ullur veç në fund të banakut.

Sipas Redit, dy personat që shoqëronin Ervis Martinin janë kapur me shtetasin me emrin Joli duke i thënë që pse po shikon dhe në këtë moment kanë ardhur dy persona nga jashtë, njëri i veshur me bluzë të errët me kapuç, trup i gjatë, me xhinse i cili së bashku me personin tjetër që e shoqëronte filluan të shanin dhe të godisnin me grushta Jolin oficerin e Zallherit dhe personat e tjerë që ishin në tavolinë me të.

Në deklarimin e tij Redi thotë se në këtë moment Ervis Martini po thoshte “mos,mos,mos” ndërsa Ervin Mata po thoshte “ç’a po boni, ça është kjo punë” dhe në këtë moment ka parë personin me bluzë me kapuç, i cili kishte një armë zjarri.

Redi ka dëgjuar një krismë që ka ardhur nga vendi ku ndodhej personi i gjatë me kapuç në kokë që po konfliktohej me Jolin, por për shkak të rrëmujës ky shtetas deklaron se nuk e ka parë kush qëlloi dhe kur dëgjoi krismën është hedhur menjëherë pas banakut për t’u mbrojtur.

Ky shtetas deklaron se krismat kanë vazhduar  dhe kur kanë pushuar, afër banakut ka shkuar Ervis Martini i cili ishte plagosur në qafë dhe Redi e ka marrë dhe e zbritur poshtë shkallëve drejt vendit të taksive.

Kur doli nga banaku Redi thotë se gjithë personat ishin larguar përveç personit që kishte ngelur i vrarë dhe një person tjetër afër derës që ishte duke u perpëlitur. Pasi nxorri Ervis Martinin jashtë është ulur në trotuar për t’u kthjelluar duke patur dhe një shishe në dorë dhe në këtë moment ka parë dy motora policie ku ua ka bërë me dorë, duke i njoftuar se çfarë kishte ndodhur dhe më pas së bashku me ta është futur sërish në dyqan.

Ky shtetas në deklarimin e tij deklaron se një nga personat që shoqëronin Ervis Martinin ishte rreth 170 cm i gjatë, rreth 30 vjeç, trup i dobët dhe i veshur me të zeza, i njëjti person që ndodhej i plagosur tek dera e dyqanit, ndërsa personi tjetër ishte rreth 30 vjeç me rroba të çelura.

Për shtetasin Ervin Mata, Redi deklaron se kishte veshur një bluzë të zezë, xhinse të zeza, Joli oficeri i Zallherrit mbante të veshur një xhup të zi, bluzë Polo ngjyrë blu të errët dhe xhinse të errëta, ndërsa në lidhje me dy personat që erdhën në momentin e fundit deklaron se njëri prej tyre ishte rreth 30 vjeç me bluzë me kapuç dhe në momentin që u fut në dyqan u konfliktua me Jolin  duke u sharë dhe goditur me grushta dhe më pas ky person kishte në dorë një armë zjarri.

Personin tjetër që e shoqëronte nuk e kishte fiksuar. Gjithashtu Redi Popescu shton se i plagosuri dhe i vrari ishin njerzit e Ervis Martinit dhe konflikti ka nisur për arsye banale, në lidhje me ngacmimin e të dashurës së shtetasit Ervin Mata, shtetases Elvana Gjata dhe Ervin Mata me Ervis Martinin janë takuar qetësisht në lokal pa ndonjë tendencë për t’u agravuar situata, dhe kur ka ardhur në dyqan Ervis Martini ka zbritur nga një automjet tip BMË me ngjyrë të errët. Oranews

 

Etiketa: ervin mataervis martinajish-bllok


Ju sugjerojmë

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Shkarkohet Erion Veliaj

23 Shtator, 2025 5:25 pm
Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…
Aktualitet

Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…

23 Shtator, 2025 4:59 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Kush janë 3 këshilltarët e PS që nuk do votojnë pro shkarkimit të kryebashkiakut

23 Shtator, 2025 4:37 pm
Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare
Kryesore

Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare

23 Shtator, 2025 3:51 pm
PD i drejtohet “Kushtetueses”: Të shfuqizohet Diella dhe rregullorja e re e Kuvendit
Kryesore

PD i drejtohet “Kushtetueses”: Të shfuqizohet Diella dhe rregullorja e re e Kuvendit

23 Shtator, 2025 3:26 pm
“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë
Kronikë

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë

23 Shtator, 2025 1:34 pm
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Sherr me thika mes dy infermierëve në spital, plagoset njëri prej tyre

23 Shtator, 2025 12:26 pm
Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…

23 Shtator, 2025 12:04 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt,Këshilli Bashkiak i Tiranës shqyrton kërkesën e PS

23 Shtator, 2025 9:41 am
Para
“Balena Blu” rikthehet, loja e rrezikshme online shumë pranë Shqipërisë

"Balena Blu" rikthehet, loja e rrezikshme online shumë pranë Shqipërisë

Reportazh nga ish-Kampi i Tepelenës/ Dhimbja nga kampi qe vrau foshnjat!

Reportazh nga ish-Kampi i Tepelenës/ Dhimbja nga kampi qe vrau foshnjat!

Sa herë ishin takuar princi Charles dhe Diana para dasmës, do të habiteni

Sa herë ishin takuar princi Charles dhe Diana para dasmës, do të habiteni
















TE FUNDIT

Trump: NATO duhet t’i rrëzojnë avionët rusë nëse shkelin hapësirën ajrore

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
23 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se shtetet anëtare të NATO-s duhet t’i rrëzojnë avionët rusë që shkelin hapësirat...

Lexo më shumë

VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin

VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin
23 Shtator, 2025

Një incident i pazakontë që përfshiu presidentin francez, Emmanuel Macron dhe homologun e tij amerikan, Donald Trump ndodhi të hënën...

Lexo më shumë

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
23 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët evropianë duhet të ndalin menjëherë blerjen e naftës nga Rusia dhe akuzoi Kinën...

Lexo më shumë

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
23 Shtator, 2025

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar për të shkarkuar nga detyra kryebashkiakun Erion Veliaj. Mësohet se vendimi u mor me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com