Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste deklaroi se maxhoranca distancohet me forcë nga ajo lloj kulture, referuar retorikës së Flamur Nokës në foltore. Më pas, Flamur Noka kërkoi të replikonte, por u ndesh me kundërshtinë e kryeparlamentares Elisa Spiropali.
“Folët mjaftueshëm sot! Mos t’ju përjashtoj nga seanca për fjalorin, nuk ke procedurë! Kanë të drejtë të përgjigjen ata se nuk janë gurë varri, ulu në vend!
Mos guxo, dil përjashta! Mos u sill këtu sikur ke ardhur nga mali sot! Ulu në vend!”, iu drejtua e acaruar Spiropali Nokës.