Aktualitet

“Mos ejani në Tiranë”, Çuçi thirrje bizneseve private: Bëjeni pushim më 25 maji


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:27 - 23/05/22 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një dalje për mediat i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që mos të vijnë në Tiramë më 25 maj nëse s’kanë një biletë për të parë finalen e Conference League.

I shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, Çuçi i ka bërë një apel edhe bankave e bizneseve private, që s’kanë lidhje me ndeshjen, që ta bëjnë pushim të mërkurën më 25 maj.

Ndërkohë, ministri sqaroi se ata që duan të dalin nga Tirana, do t’ju mundësohet një gjë e tillë përmes korridoreve të daljes.

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që nuk kanë biletë e s’janë në Tiranë mos tentojnë të vijnë atë ditë në Tiranë se qyteti do jetë në dispozicion të tifozerive, miqve dhe atyre që kanë një biletë. I bëj thirrje të gjithë bizneseve që nuk kanë lidhje me finalen, jo baret e restorantet, e gjithë bizneset e shërbime, por të tjerat si bankat apo zyrat e ndryshme private që si kemi bërë me institucionet publike apo shkollat ta bëjnë e ata ta shpallin ditë pushimi të mërkurën se do jetë e paralizuar sa i takon qarkullimit të mjeteve gjithë Tirana. Ne kemi marrë masa që çdo tifoz mik t’i ketë dyert e hapura e gjithë kanalet e dedikuara në mënyrë që të aksesojnë Tiranën me formën sa më të lehtë e kollajtë. Mos tentoni të vini në Tiranë të mërkurë, sepse Tirana do jetë e miqve nga Roterdami dhe Roma”,-tha Çuçi./Opinion.al

Pas