Bota

“Mos e sill Meghan”, telefonata midis mbretit dhe Harry-it pas vdekjes së Elizabeth



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:07 - 10/09/22 |
Opi Nion

Mbreti Charles i tha Princit Harry-it të mos e sillte bashkëshorten e tij Meghan Markle në Kalanë Balmoral, ku qëndron trupi i pajetë i mbretëreshës Elizabeth.

Mes tragjedisë personale familjare, kur Mbretëresha mbylli sytë përgjithmonë në moshën 96-vjeçare, në familjen mbretërore po luhej një tjetër dramë që protagonist kanë Dukën dhe Dukeshën e Sussex.

Sipas The Sun, Princi Harry ishte në Frogmore Cottage kur mori një telefonatë nga babai i tij duke i kërkuar që të mos sillte Meghan. “Charles i tha Harrit se nuk ishte e drejtë apo e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të trishtuar”. “Iu vu në dukje se Kate nuk do të shkonte pasi të pranishëm do ishin vetëm familja e afërt”, shton burimi. Charles e bëri shumë të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur.

Ndërkohë The Telegraph raportoi se Harry nuk u thirr fillimisht kur anëtarët e familjes mbretërore përfshirë dhe prinicin William shkuan në Balmoral.

Vetëm dy fëmijët më të mëdhenj të monarkut të moshuar – Charles dhe Anne – ishin të pranishëm kur mbretëresha ndërroi jetë.

Fëmijët e saj të tjerë, Andrew dhe Edward, mbërritën sa më shpejt që mundën më pas në një aeroplan me Princin William, i cili tani është i pari në radhën e fronit./Opinion.al

Pas