Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos e quani k*rvë!

2019/10/12 at 9:44 AM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Mos e quani k*rvë!

Dorjana Bezat-Këtë mëngjes hyra në rrjetet sociale dhe nga një seri postimesh kuptova se dje paskësh qënë dita botërore e vajzave. E gëzofshim! Nuk e dija që ekzistonte një ditë e tillë. E nga ta dija?! A mund të ketë festë vajzash në vendin ku jetoj?!

Dy ditët e fundit i kam kaluar në Kavajë. Qytet i vogël, i lidhur fort pas fesë dhe paragjykimeve. Një qytet që në atë që unë pashë m’u duk se kishte 2 jetë. Atë që prezantohej si konservator dhe me atë jetën tjetër të pashfaqur që pëshpëritej nën zë brënda dyerve të mbyllura. Dhe ndodh një ngjarje si ajo e 10 tetorit që jeta e fshehtë të dalë në shesh e të plasin fjalët: Ua sa turp! Një burrë mbeti i vrarë në pragun e shtëpisë së një gruaje e një tjetër burrë ishte brenda I plagosur. Një grua e martuar, me 3 fëmijë, me bashkëshortin në burg, kalonte natën me disa burra në shtëpi mes birrash e plumbash. Në turmë kësaj gruaje iu derdhën në fyt: KURVA!
Dhe jo vetëm kavajsit. Të gjithë. Të njohur e të panjohur.

Unë e takova atë grua. Është shumë e lehtë ta gjykosh e paragjykosh për veprimet e saj e për jetën që bënte. Unë s’e bëj dot ketë. S’e bëra dot kur e pashë me rrathë të zinj në sy. Të denatyruar deri në deje. M’u duk se frymonte një qënie që nuk ishte njeri, as femër, as nënë. Nuk di çfarë ta quaj, por ngjyra e lëkurës së saj, mënyra e jetesës, atë që ajo mendonte më lanë të kuptoja se ngjarja e së enjtes ishte drama e fundit e jetës së saj. Para se t’i thërrisni kurvë, mendojeni që e kanë martuar që 14 vjeç. Kur ajo ishte ende fëmijë u bë nënë. Teksa e pyesja për jetën e saj mes rreshtash kuptova se ajo shihte si vlerë tek partnerët e saj sa njerëz kishin vrarë. Kjo besoj tregon shumë për formimin e saj…

Po ç’mund të them për vajzën e saj 9 vjeç?! A mund të ketë ajo festë?! E pashë teksa kthehej nga shkolla me gjyshen përdore. Gjithë qyteti gumëzhinte për nënën e saj. Më kaloi para këmbëve e heshtur. Në shpinë mbante çantën e shkollës ngjyrë rozë me princesha. Sa larg jeta e saj nga përrallat…

Po vajzat e burrave që nxorën armët në këtë ngjarje?! Njëra është 14 e tjetra 6 vjeç? Uroj që ato kurrë të mos e mësojnë ç’kanë bërë baballarët e tyre.
Nuk mundem të harroj as nënën e Dritan Haxhollit. “Përse të rroj unë tani që s’e kam djalin”, më tha. Një grua e veshur kokë e këmbë me të zeza, në vaj pranonte se djali i saj nuk ishte ai që duhej, por ajo sërish e donte. Më vonë mësova se ajo grua ishte dhunuar e rrahur nga i biri shumë herë, por ajo vazhdonte të jetonte në një çati me të, duke pritur me ankth çdo natë që ai të kthehej në shtëpi pa bërë ndonjë të pabërë me armën që mbante me vete.

E pra, ta gëzojmë festën! Por, para se të bërtasim e shtrembërojmë fytyrën duke thënë “shih kjo kurva”, le t’i hedhim pak sytë vërdallë tek familja jonë, fqinjët, lagjja, shoqëria etj., të bëjë secili pjesën e tij që të rrisim vajza dhe jo kurva.

Etiketa: dorjana bezat

Ju sugjerojmë

Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë
Aktualitet

Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë

22 Maj, 2025 8:46 am
Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington
Bota

Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington

22 Maj, 2025 8:35 am
Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror
Bota

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror

22 Maj, 2025 8:27 am
Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve
-Jetë dhe Stil

Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve

22 Maj, 2025 8:21 am
Moti i paqëndrueshëm, ja si priten që të jenë kushtet atmosferike javën e ardhshme
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 22 maj 2025

22 Maj, 2025 8:14 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 maj 2025

22 Maj, 2025 8:10 am
“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
-U tha në Opinion

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

21 Maj, 2025 10:52 pm
Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
-U tha në Opinion

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

21 Maj, 2025 10:41 pm
Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
Bota

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

21 Maj, 2025 10:25 pm
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

21 Maj, 2025 10:23 pm
Para
Ministrja Olta Xhaçka bëhet nënë për herë të dytë

Ministrja Olta Xhaçka bëhet nënë për herë të dytë

Japonia goditet nga një tajfun i fuqishëm

Japonia goditet nga një tajfun i fuqishëm

Do apo jo Albin Kurti, Lista Serbe duhet të jetë pjesë e qeverisë

Do apo jo Albin Kurti, Lista Serbe duhet të jetë pjesë e qeverisë

TE FUNDIT

Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë

Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë
22 Maj, 2025

Në më pak se një muaj diferencë, Bashkimi Europian do të mbajë sot pasdite në Bruksel konferencën  e pestë ndërqeveritare...

Lexo më shumë

Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington

Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington
22 Maj, 2025

Dy punonjës të ambasadës izraelite në kryeqytetin amerikan Uashington janë vrarë, sipas Sekretares amerikane të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem. Të...

Lexo më shumë

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror
22 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore: Kupola e...

Lexo më shumë

Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve

Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve
22 Maj, 2025

Për të vlerësuar rritjen ekonomike, në mungesë të të dhënave zyrtare, shpesh ekonomistët shikojnë ecurinë e numrit të makinave për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com