Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos e merrni seriozisht Lulzim Bashën

2017/09/12 at 5:48 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Astrit Patozi ironizon sheshin Skënderbej, krijesa e shëmtuar e Ramës dhe Lali Erit

Nga Astrit Patozi


Mos e merrni seriozisht Lulzim Bashën për asnjë çast dhe për asnjë fjalë. Nuk do të ketë, as çadër tjetër, e aq më pak kryengritje popullore të udhëhequr prej tij. Si çdo njeri në hall të madh, ai thjesht po kërkon të fitojë kohë. Që të harrohet në radhë të parë 25 qershori, më pas 22 korriku, por mundësisht edhe 9 shtatori, si start i turpshëm i listës Basha, në kontaktin e parë me parlamentin.

Fatmirësisht, nuk ka nevojë ta shpjegosh fare një gjë që e kanë bindje të gjithë. Si demokratët, ashtu edhe ata që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, kundërshtarë apo të pangazhuar politikisht qofshin. Sepse Lulzim Basha është i tejdukshëm tashmë dhe nuk ka maskë që e shpëton.

Në ditën e rikthimit të tij në parlament u rishfaq tigri prej letre, që nuk përdoret dot më as si dordolec, i cili mori guximin të flasë për moral dhe për votën e lirë. Pikërisht, për dy temat përvëluese të Republikës së Re, që të paktën sot duhet të ishin tabu.

Dhe m’u kujtua se si për më shumë se dy vjet më ka zënë “goja lesh” për zgjedhjet dhe për reformën zgjedhore në mbledhje grupi dhe kudo tjetër, ku kam pasur mundësi të shprehem (ka dëshmitarë të panumërt për këtë). Por në atë kohë, ky “kalorës” i votës së lirë, sikur nuk ishte aty, kur unë flisja, sepse kishte halle më të madhe mbi supe për të zgjidhur.

Dhe vetëm tre muaj para se t’i vinte veza, vendosi në mënyrë të befasishme të hapte “çadrën e lirisë”, të cilën e mbylli ditën e parë që qeveria i dha një pazar. Duke e çuar në greminë elektorale Partinë Demokratike, më të rëndën e historisë së saj, ndonëse u kishte dhënë të gjithëve (demokratëve në radhë të parë) garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Tani po flet sikur marrëveshjen e 18 majit nuk e kishte bërë dhe nënshkruar vetë, ndaj atij nuk i mbetet asgjë më shumë, veçse të ndreqë atë që ia kanë prishur të tjerët. Natyrisht, ky është një teprim i madh, por puna ka ardhur që Lulzim Basha nuk habit më askënd për atë që thotë dhe atë që bën. Arsyeja është e thjeshtë. Atë nuk e merr më njeri seriozisht.

Dhe nuk janë vetëm humbjet ato që e kanë bërë të papërdorshëm më si opsion për opozitën Lulzim Bashën. Në politikë qëllon të humbasësh, edhe më rëndë, nganjëherë madje edhe kur nuk bën asnjë gabim.

Ai tashmë është kartë e djegur kryesisht për mënyrën se si i menaxhon humbjet e njëpasnjëshme, që thellohen, jo rastësisht, në progresion gjeometrik. Ato konsiderohen përgjithësisht si “fitore”, për të cilat lideri ka meritën e vetme, dhe demokratëve do t’u duhet që ideatori i Republikës së Re të mbetet një ditë fillikat i vetëm, që të kujtohen se partia e tyre i ka humbur zgjedhjet.

Tamam në këtë stil ishte edhe akuza e neveritshme e vjedhjes e votave për të fshehur skandalin e të paktën tre deputetëve të Listës Basha, që iu bashkuan socialistëve në mbështetjen për Gramoz Ruçit, ditën e parë që shkelën në Kuvendin e Shqipërisë.

Kështu duhet lexuar fjala e djeshme e Lulzim Bashës në parlament, si nevoja e një të dëshpëruari që kërkon më kot që t’i falen gjynahet e të shkuarës dhe të tashmes, jo duke u penduar, por duke rrahur gjoksin për mrekullitë që do bëjë në të ardhmen. Por t’i besosh atij sot, është njësoj sikur të mendosh se soba nuk do ta djegë më dorën, pasi e ke provuar disa herë, dhe ta ka përcëlluar në të gjitha rastet.

Dhe në kushtet e një ekstramazhorance, që ka dhënë prova të forta se ka një koncept të shtrembër për qeverisjen e vendit, opozita është një nevojë e fortë shoqërore në Shqipëri. Këtë mision nuk mund ta kryejë kurrsesi Lulzim Basha, që është përgjegjësi kryesor për katandisjen dramatike në numra dhe moral të Partisë Demokratike, por jo vetëm të asaj. Për të nuk ka më, as kohë, dhe as amnisti.

 

Etiketa: astrit patozilulzim basha


Ju sugjerojmë

“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael
Bota

“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael

14 Shtator, 2025 10:14 am
Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Arrestohet një tjetër kryebashkiak së bashku me 47 zyrtarë, tensione në Turqi

14 Shtator, 2025 10:07 am
Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri
Aktualitet

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri

14 Shtator, 2025 9:25 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 shtator 2025

14 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

14 Shtator, 2025 8:05 am
Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
Bota

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

13 Shtator, 2025 10:26 pm
Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia
Kronikë

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia

13 Shtator, 2025 9:34 pm
Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
Bota

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

13 Shtator, 2025 9:16 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

13 Shtator, 2025 8:45 pm
Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë
Bota

Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë

13 Shtator, 2025 8:40 pm
Para
Incident në pasarelë, Gigi Hadid detyrohet të ecë me një këpucë

Incident në pasarelë, Gigi Hadid detyrohet të ecë me një këpucë

Tragjike në Napoli, prindërit dhe djali 11 vjeçar bien në kraterin vullkanik

Tragjike në Napoli, prindërit dhe djali 11 vjeçar bien në kraterin vullkanik

‘Ismail Morina e ka vendosur, më mirë i vdekur se në Serbi’

‘Ismail Morina e ka vendosur, më mirë i vdekur se në Serbi’
















TE FUNDIT

“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael

“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael
14 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael, ndërsa shprehu mbështetjen e palëkundur të administratës Donald Trump për...

Lexo më shumë

Arrestohet një tjetër kryebashkiak së bashku me 47 zyrtarë, tensione në Turqi

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
14 Shtator, 2025

Autoritetet turke kanë arrestuar të shtunën kryetarin e bashkisë së rrethit Bayrampaşa në Stamboll, Hasan Mutlu, së bashku me 47...

Lexo më shumë

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri
14 Shtator, 2025

Gjatë dekadës së fundit, fushat klasike të studimeve të larta kanë humbur terren në mënyrë drastike. Shkencat humane, artet, degët...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 14 shtator 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
14 Shtator, 2025

Deri në mesditë i gjithë territori shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, ku më të theksuara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com