Bota

“Mos e luftoni stresin e koronavirusit me alkool”


               Publikuar në : 08:35 - 27/03/20 |
el ida

Organizata Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar njerëzit që të mos e luftojnë stresin që i shkakton vetëkarantinimi nga koronavirusi me alkool.

Ekspertët evropianë të OBSH-së shprehen se për të mbrojtur trurin, njerëzit duhet të organizojnë aktivitete fizike në shtëpi, të krijojnë rutina të reja dhe të bëjnë lojra që mund të luhen në distancë, për të mbajtur lidhjet shoqërore.

Dr. Aiysha Malik, nga departamenti i shëndetit mendor në OBSH, tha:

“Ata që nuk kanë varësi, nuk duhet ta menaxhojnë këtë situatë me alkool, pasi gjërat mund të përkeqësohen. Ushqehuni shëndetshëm, stërvituni dhe flini mirë. Strategjia e përballimit të situatës së qëndrimit në shtëpi me alkool dhe duhan mund të çojë në probleme të tjera të shëndetit mendor”./Opinion.al

Pas