Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos e kurse “Mbretin lakuriq”!

2018/06/16 at 12:38 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Mos e kurse “Mbretin lakuriq”!

AGIM BAÇI


Do të jetojmë si fëmija e përrallës së Andersenit, “Rrobat e mbretit”, që i thotë mbretit se është lakuriq apo do të duartrokasim si shumica, pa guxuar të themi se çfarë shohim realisht? Kjo dilemë nuk ka të bëjë thjesht me një guxim për të pohuar vetëm realitetin, por ka të bëjë me kurajën për të pasur disa përgjigje të rëndësishme në jetë, që i japin kuptim asaj që duam apo asaj që i ikim.

 

 

Por, a komunikojmë ne sot si shoqërime të vërtetat? A po rritet një brez, me të cilin mund të bashkëndajmë kurajën për të ndryshuar? A besojnë të rinjtë e sotëm se mund të marrin në dorë fatet e vendit? A i kemi bërë ne si brez detyrat që t’ua besojmë atyre të nesërmen, apo vijojmë të ngarkojmë mbi to edhe dështimet dhe dyshimet tona? Është më se e zakonshme që çdo brez është disi skeptik lidhur me fuqinë që kanë të rinjtë. U ka ndodhur edhe gjyshërve me prindërit tanë.

 

U ka ndodhur prindërve tanë me ne. Do t’u ndodhë edhe brezave që do të vijnë. E megjithatë, kohët e ndryshme kanë patjetër sfida të ndryshme. Në botën e sotme, ku ndryshimi ka një shpejtësi shumë më të madhe sesa ajo që kanë pasur breza më parë, pikëpyetjet dhe sfidat janë edhe më të mëdha. Prej kohësh kanë ndryshuar edhe marrëdhëniet në familje, në shoqëri, në prodhim e sidomos në komunikim. Teknologjia e sotme e ka zvogëluar botën.

 

Të rinjtë e sotëm komunikojnë lirisht me bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën, flasin disa gjuhë të huaja, kanë shëtitur për të parë mjaftueshëm se si rrojnë të tjerët. Por a janë të mjaftueshme të gjithë këto lehtësira dhe avantazhe që kanë të rinjtë për të besuar se brezi i ri do të mund t’i përballojë sfidat? Ne si shoqëri kemi ardhur nga një periudhë e gjatë e gënjeshtërt dhe e dhunshme. Filma, libra, muzeume, tekste shkollore dhe një kastë e tërë akademikësh të emëruar nga sistemi i shkuar, kanë krijuar një botë të gënjeshtërt nga ajo që ka qenë.

 

Dhe, fatkeqësisht, shumë pasoj atë asaj bote të dhunshme, të gënjeshtërt e me shumë mosbesim, vijojnë të jenë mbi jetët tona, pasi shumica e asaj ideologjie që është prodhuar në atë kohë ka vijuar të ushqejë edhe brezat pas vitit 1990, sidomos me pranimin e dhunës si normalitet. Ndërkaq, bota e sotme –një botë e nënshtruar ndaj konsumizmit-është e rrezikuar nga manipulimi dhe spektakli.

 

Të rinjtë, në shumicën e rasteve, janë të joshur nga fama, për të cilën nuk kursejnë asgjë që t’i arrijnë. Ndaj, me një të shkuar të dhunshme dhe një të tashme të manipuluar, të rinjtë kanë të drejtë të pyesin, se cilës anë i përkasin: të jenë fëmija që thërret “Mbreti lakuriq”, apo të duartrokasin atë që u sugjerohet si më e mira për ta? Kjo pyetje vjen edhe më e mprehtë në këtë kohë kur gënjeshtra ka marrë fytyrën e së vërtetës, kur kemi të bëjmë me “një shoqëri të lëngët”, siç thotë sociologu Zygmunt Bauman, pra që merr vetëm formën që i japin.

 

Vështirësitë e përgjigjeve shtohen edhe ngase duartrokitësit e “mbretit lakuriq” i fshehin dështimet pas sloganeve se “gjithçka është vendosur”, se “është e kotë të luftosh”, se “e drejta dhe morali janë fjalë pa kuptim”. Të gjitha këto justifikime janë rreziku i madh që brezi i prindërve të sotëm të mos arrijë që të paktën të komunikojë me të rinjtë përmes së vërtetës. Në fakt, kjo është sfida dhe këtu duhet të ndalim. Sepse sfida e parë për t’u besuar fëmijëve tanë është që të pranojmë se çfarë nuk mundëm të bënim, se çfarë bëmë keq dhe çfarë nuk guxuam, që të paktën ata të ruajnë dashurinë për ne dhe të na falin për atë që nuk mundëm të ishim më të guximshëm, që nuk mundëm t’u thoshim disa të vërteta, që lamë gënjeshtarët dhe “të fortët” të merrnin në dorë fatin tonë.

 

Filozofi Izajah Berlin shprehej se frika ndaj lirisë nuk është gjë tjetër veçse frika ndaj zbrazëtisë! Por liri nuk do të thotë të mos pyesësh askënd apo që të bësh ç’të duash. Përkundrazi, liri do të thotë të luftosh që të fitosh edhe kur e sheh malin e mundimshëm përpara teje. Liri do të thotë të marrësh parasysh se ç’mund të ndodhë kur thua të vërtetën, ndërkohë që të tjerët duartrokasin rrobat e mbretit që nuk i ka. Liri do të thotë të mbrosh mendimet e tua pa menduar se e shkuara është e kotë. Për këtë betejë secili ka pjesën e vet. Dhe pa u parë në këtë pasqyrë, pa pranuar se cilit krah i përkasim përballë “mbretit lakuriq”, nuk kemi asnjë shans të fajësojmë të tjerët. Aq më pak fëmijët tanë, te të cilët në një mënyrë a në një tjetër jemi gjithnjë pasqyrë.

 

 

Etiketa: agim baciandersenmbreti lakuriq


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Çfarë po i shkakton turqve thirrja e Erdogan për të dorëzuar dollarët?

Çfarë po i shkakton turqve thirrja e Erdogan për të dorëzuar dollarët?

Bebe Rexha flet gjithë krenari për Shqipërinë në median e njohur

Bebe Rexha flet gjithë krenari për Shqipërinë në median e njohur

“Sa ta marrë Saliu, gjithë të tutë t’i pushojë nga puna”, qytetari “kërcënon” Ramën

“Sa ta marrë Saliu, gjithë të tutë t’i pushojë nga puna”, qytetari “kërcënon” Ramën
















TE FUNDIT

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane
11 Gusht, 2025

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u...

Lexo më shumë

Përmet/Shiste doza kokaine në qytet, pranga 33 vjeçarit. E pësojnë dhe dy të tjerë..

Përmet/Shiste doza kokaine në qytet, pranga 33 vjeçarit. E pësojnë dhe dy të tjerë..
11 Gusht, 2025

Shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të qytetit të Përmetit, arrestohet nga policia një 33-vjeçar. Policia ka proceduar 2...

Lexo më shumë

Shembja e objektit në Vlorë/ Berisha: Qeveria u ofron turistëve shpërthime me tritol

Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë
11 Gusht, 2025

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i PD, Berisha deklaroi se qeveria u ofron turistëve vetëm shpërthimet me tritol...

Lexo më shumë

(VIDEO)Rrugorja në Dibër shton kontrollet/ 469 gjoba vetëm javën e parë të gushtit

(VIDEO)Rrugorja në Dibër shton kontrollet/ 469 gjoba vetëm javën e parë të gushtit
11 Gusht, 2025

Policia Rrugore e Dibrës po ushtron kontrolle në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com