Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mos e justifikoni këtë urrejtje ndaj hebrenjve”

2021/05/15 at 9:09 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mos e justifikoni këtë urrejtje ndaj hebrenjve”

Ashpërsimi i situatës në Lindjen e Afërt ka shkaktuar një valë sulmesh ndaj simboleve dhe institucioneve hebraike në Gjermani. Qëndrimi është i qartë: Kritika ndaj Izraelit nuk justifikon antisemitizmin.

“Mjaft! Mos shikoni mënjanë! Mos e justifikoni këtë urrejtje ndaj hebrenjve që po shkarkohet këtë moment!” Kështu është shprehur Josef Schuster, presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve, që iu përgjigj ftesës së kreut të partisë liberale, FDP, Christian Lindner, të flasë në mënyrë virtuale në kongresin e kësaj partie. Ndryshe nga fjalët përshëndetëse të zakonshme, Schuster drejtoi një apel të fortë emocional.

Gjermania dhe urrejtja ndaj hebrenjve. Këto ditë kjo histori e gjatë dhe me tmerre vijon. Kur të mërkurën u hodhën nga Rripi i Gazës raketa në periferitë e Tel Avivit dhe më pas kundërpërgjigja e Izraelit në Rripin e Gazës shumë të populluar, në Gjermani u dogjën para disa sinagogave flamujtë izraelitë. Në Gelsenkirchern turma thërriste: “Çifutë muti.” Policët ruajtën sinagogën, ndalën demonstruesit, por jo parullat antisemitiste. Hebrenjtë në Gjermani janë të frikësuar.

“Fundamentet e demokracisë”

Edhe nëse dikush e shikon me sy kritik politikën e qeverisë izraelite, ose e refuzon atë plotësisht, kjo nuk justifikon “goditjen e vazhdueshme me raketa ndaj popullsisë civile izralite” dhe as “antisemitizmin e pastër në rrugët gjermane”, paralajmëroi Schuster. Ai u bën thirrje liberalëve të “ngrihen kundër urrejtjes ndaj hebrenjve në demonstratat e mohuesve të Coronës, të ngrihen kundër urrejtjes ndaj hebrenjve në demonstratat kundër Izraelit.Të ngrihen kundër të gjithë përçarësve, ekstremistëve, radikalëve, që sharrojnë fundamentin e demokracisë sonë.”

Të premten ishte planifikuar një fjalë e Schusterit në Ditën Ekumene të Kishës në Frankfurt mbi Main. Nëse nuk do të kishte pasur një shkallëzim të situatës në ditët e fundit, Schuster do të kishte dalë para mediave. Por biseda u regjistrua të mërkurën, dhe nuk u krijua dot një lidhje me pamjet e fundit nga Rripi i Gazës, nga qytetet izraelite si Ashkelon apo Lod, por edhe nga qyteti gjerman, Gelsenkirchen.

24 orë mbrojtje nga policia

Kreu i bashkisë së Frankfurtit, Peter Feldmann, SPD, vetë i besimit hebre, përshëndeti aty Ditën e Kishës nga “qyteti sigurisht më hebraik i Gjermanisë”. Por edhe ky qytet nuk është “ishulli i lumturuarve”. Edhe në këtë qytet gjendet qëndrime antisemitiste, njerëz “që e relativizojnë Shoah”, dhe policët duhet të mbrojnë 24 orë në ditë sinagogën. Ka “antisemitizëm në mesin” e qytetit, por “kemi edhe të kundërtën”, tha Feldmann me krenari për multikulturalizmin në qytetin e tij.

Në forumin e Ditës së Kishës, kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve, Schuster u shpreh në këtë kuadër edhe për demonstratat e mohuesve të Coronës, ku mes tyre qarkullojnë edhe rryma antisemitiste. “Ka zhvendosje të rrezikshme shoqërore.”

Schuster u shpreh për vlerësimin e situatës në Izrael nga Gjermania, dhe tha, se dëshiron “më shumë sensibilitet në vlerësimin e situatës në Izrael”. Këtu bën pjesë edhe sensibiliteti dhe vetëpërmbajtja nga qarqet e kishës. “Shumë gjykime jepen shpejt dhe pa njohje konkrete të situatës. Në vend të kësaj ato bazohen në paragjykime.”

Në të gjithë Europën situata është “për fat të keq e njëjtë si në Gjermani”, u shpreh e ngarkuara e Bashkimit Europian për Antisemitizmin, Katharina von Schnurbein. Në një kohë që antisemitizmi nuk është një problem i hebrenjve, por i antisemitëve, një “problem që ngrihet kundër hebrenjve dhe në fund kundër të gjithë neve.”

Të ftuar në sinagogë

Të premten në mbrëmje në komunitetin Chabad në Berlin Vilmersdorf u zhvillua një “meshë solidariteti në kuadër të terrorit të vazhdueshëm të raketave të Hamasit”. “Ne qëndrojmë të bashkuar në krah të Izraelit! Ne lutemi për sigurinë dhe paqen në Izrael!”, theksoi rabini Yehuda Teichtal, rabin i komunitetit hebraik në Berlin. Ai kishte ftuar në këtë shërbesë fetare ambasadorin izraelit në Berlin, Jeremy Issacharoff, ministren e Drejtësisë, Christine Lambrecht, ministren e Shtetit për Kulturën, Monika Grütters dhe kandidaten e Të Gjlërbërve për kancelare, Annalena Baerbock. Edhe në Gelsenkirchen u zhvillua një protestë e heshtur në sinagogën e Gelsenkrichenit. Në Würzburg të dielën parashikohet një miting i Shoqatës Gjermano-Izraelite./ DW

Etiketa: Christian LindnerizraelKonflitkpalestine

Ju sugjerojmë

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
-U tha në Opinion

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

6 Janar, 2026 10:52 pm
Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
Aktualitet

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

6 Janar, 2026 10:48 pm
Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
Aktualitet

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

6 Janar, 2026 9:45 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

6 Janar, 2026 9:29 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Bota

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

6 Janar, 2026 7:27 pm
Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

6 Janar, 2026 6:59 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë
Bota

Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë

6 Janar, 2026 6:20 pm
Para
Ndahet nga jeta boksieri dhe komentatori, Ahmet Golemi

Ndahet nga jeta boksieri dhe komentatori, Ahmet Golemi

Ndihmonte emigrantët, Policia arreston të riun nga Bangladeshi

Ndihmonte emigrantët, Policia arreston të riun nga Bangladeshi

Thirrja e OBSH: Të shpërndahen vaksina kundër COVID-19 në vendet e varfra

Thirrja e OBSH: Të shpërndahen vaksina kundër COVID-19 në vendet e varfra

TE FUNDIT

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
6 Janar, 2026

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
6 Janar, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në...

Lexo më shumë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com