TIRANE- Emisioni investigativ “Stop” mbrëmë ka sjellë një tjetër rast se si manipulohen qytetarët për të folur pro punëve të qeverisë. Në fakt kjo video është për të qeshur dhe për të qarë bashkë. Një grua në ambulancë pasi instruktohet mirë nga producenti për tu bërë thirrje shqiptarëve të bëjnë “Check Up” e ngatërron duke thënë “ketch up”. I gjithë teatri zhvillohet në prani të ministrit.