Një 42-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi është kapur në Morinë duke transportuar 5.1 kilogramë heroinë.
Uniformat blu kishin marrë në rrugë operative informacionin se 42-vjeçari me inicialet A.A po transportonte heroinë me mjetin e tij tip “Golf” nga Presheva në Drejtim të Morinës.
Gjatë kontrollit të automjetit, policët sekuestruan 5 kilogramë e 107 gramë heroine dhe 4 aparate celulare.
I arrestuari me origjinë nga Presheva akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al