Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e Agron Bejdollit, krahu i djathtë i Aleksandër Lahos i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.
Mësohet se Bejdollit i është caktuar nga gjykata masa e arrestit me burg për “heqje të paligjshme të lirisë” ose pengmarrje në bashkëpunim me “Rrumin”, të dy vëllezërve Beqiraj në Tetor të 2022-it.
Ai është prangosur në shtëpinë e një kushëriri të tij.
Kujtojmë se më 4 Tetor 2022, pas arrestimit të dy vëllezërve, Gentian e Indrit Beqiraj u zbardhën një sërë ngjarjesh kriminale.