Kronikë

Mori peng për 9 ditë dhe përdhunoi nënën e dy fëmijëve, 32 vjeçari: Erdhi vetë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:54 - 02/08/22 |
el ida

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin, ku një 30-vjeçare, nënë e dy fëmijëve u mbajt peng për 9 ditë në një hotel të qytetit.

Ndërsa gjatë ditës së sotme u njoftua nga policia se është bërë e mundur gjetja e saj dhe arrestimi i 32-vjeçarit. Autori i ngjarjes mësohet se është Marjuas Musaku.

E marrë në pyetje nga policia, 30 vjeçarja ka deklaruar se është mbajtur me forcë pa dëshirën e saj, në një banesë, në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Po ashtu në prani dhe të bashkëshortit të saj, tha se është detyruar për të bashkëjetuar dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Nga ana tjetër, Marjus Musaku, ka dhënë një version tjetër të ngjarjes.  Sipas policisë, gjatë marrjes në pyetje, Musaku ka deklaruar se 30- vjeçarja ka shkuar me dëshirën e saj pranë tij dhe se kanë një histori dashurie bashkë.

32-vjeçari Marjus Musaku, banues në Lushnjë, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, ndërsa ishte i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Kujtojmë se autori ka qenë I dënuar edhe më parë për pengmarrje. Në vitin 2018 mori peng ish-gruan për 24 orë, ndërsa pas denoncimit të babait të ish-gruas, u arrestua. Gjithçka ndodhi pas konflikteve që kishin sjellë edhe divorcin. Gjatë kohës që ishin të martuar, ish gruaja e ka denoncuar për dhunë dhe torturë fizike./Opinion.al

Pas