Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet se përmes mashtrimit i ka marrë një personi një sasi parash.
I arrestuari është identifikuar me inicialet A.Z, banues në Berat. Për 30-vjeçarin, Gjykata e Fierit kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./ Opinion.al E.Xh.