Aktualitet

Mori miliona nga tenderat, ndryshon emrin kompania AEG


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:22 - 04/01/16 |
b.f

TIRANË- Kompania AEG Communication në dhjetor të vitit 2015 ka ndryshuar emrin në QKR. Kjo kompania ka rritur të ardhurat ndjeshëm pas ardhjes së pushtet të së majtës dhe përflitet për lidhje me Erjon Veliajn.

Kompania në emër të Gentian Skenderajt nga AEG Communication  e ka ndryshuar emrin në “Eggra Albania”. Opinion.al ka hulumtuar në QKR dhe nga ekstrakti që i bashkangjitet këtij lajmi shohim ndryshimet e fundit në të dhënat e kompanisë.

Kështu më date 09.12.2015 ortaku i vetëm Gentian Skenderaj ka vendosur: Ndryshimi i emrit te subjektit dhe emrit tregtar. Emri i Subjektit ishte EAG Communication u be “Eggra Albania”. Emri Tregtar ishte EAG Communication u be “Eggra Albania”.

Kjo kompani u themelua dy vite më parë, ekzatësisht më 17 Janar në 2014-ës.

Dhe po atë vit ka realizuar të ardhura prej 84 milionë lekësh. Sakaq ende nuk ka të dhëna të pasqyruara për të ardhurat e realizuara në vitin 2015.

Ndërsa ka deklaruar të ardhura prej 84 milionë lekësh, kompania ka deklaruar në bilanc shpenzime për mbarëvajtjen e aktivitetit (material të konsumuara, kosto e punës dhe amortizime e zhvlerësime) prej 21.5 milionë lekësh. Po kwshtu ka raportuar edhe 58 milionë lekë të tjera si shpenzime të tjera, duke  raportuar një fitim para taksave prej rreth 8.1 milionë lekësh.

Ndërsa pjesa më e madhe e kompanive të publicitetit në vitin 2014, me eksperiencë shumë vjeçare, kanë deklaruar rënie të aktivitetit, sipas një tabele të publikuar nga Monitor, (pasi kompanitë e mëdha kanë tkurrur buxhetet e reklamave), vihet re se EAG është ngjitur me shpejtësi brenda vitit në listën e më të mëdhenjve në këtë fushë.

***

Kjo kompani dhe pronari i saj Gentian Skenderaj janë akuzuar nga Partia Demokratike se kanë përfituar para nga tenderat e buxhetit të shtetit me bekimin e Erjon Veliajt në atë kohë Ministër i Mirëqenies Sociale dhe sot kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Grida Duma ka renditur rreth një vit më parë institucionet shtetërore që kanë çuar miliona tek kompania AEG sot me emër të ndryshuar Eggra Albania.

“Agjencia Kombëtare e Turizmit, 26 milionë lekë për EAG. Agjencia Kombëtare e Turizmit, 3 milionë e 600 mijë lekë. Sërish Agjencia Kombëtare e Turizmit, 4 milionë e 690 mijë lekë. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, 2 milionë e 310

mijë lekë për EAG në mars të vitit 2015. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, 25 milionë lekë për EAG.  ALUIZNI, 2 milionë e 190 mijë lekë për EAG. Ministria e Drejtësisë, 186 mijë lekë për EAG, etj.

PD akuzoi gjithashtu se kjo kompani ka përfituar fondin 394 milionë lekë për dekorimin e qytetit gjatë vizitës së Papa Françeskut. Tender ky që i është dhënë nga ministri i asokohe, Erjon Veliaj. /Opinion.al/

22222222222211111111113333333333333333333333

*ekstrakti i QKR 

 

tabela ok

*tabela e kompanive te reklamave dhe te ardhurat perkatese

 

KOMENTO (5)

Shkruaj nje koment

  1. Joo po ku e le mami te vjedhi erin e keni gabim ky do na beje tr lule .bileten e rriti dhe taksat vendore po. a medet ne cdore ke rene o popull ….

  2. Mire e ke ti Fterra. …ku esht problemi ketu…veç se shqiptaret votuan per ndryshim se po te ishte thjesht per ndryshim emrash mire ishin te paret…nuk kish pse nderroheshin…biles ata qe ishin vidhnin pak me me lezet…

  3. E cfare ka ketu, Fahri Balliu fitonte tendera per Hidrocentrale me kompanine e vajzes 17 vjecare,gallate vetem nderrohen portat,po. Kenaqem cdo. Dite me keto gjera,njelloj luhet topi por me lojtare te there.Pse vetem Balliu,Franhaj,Fevzo do name gjith jeten?

Pas