Ralf Gjoni, deputeti që mori mandatin nga LSI, ka reaguar pas tensioneve të shumta me të cilat u shoqërua protesta e kësaj të shtune e opozitës.
Në një postim në rrjetet sociale ai dënon dhunën e përdorur në protestë.
“Punonjësit e Policisë janë qytetarë, baballarë, nëna, vëllezër e motra të të gjithë shqiptarëve. Trishtim për këtë dhunë e urrejtje që shohim!”-shkruan ai në Facebook./Opinion.al