Aktualitet

Mori mandatin e Alfred Rrushajt, Petrit Doda regjistrohet në Kuvend si deputet i pavarur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 11/01/23 |
Opi Nion

Petrit Doda, që zëvendësoi në Kuvend Alfred Rushajn do të regjistrohet si deputet i Pavarur dhe jo si deputet i grupit parlamentar të PD.

Vetë ai ka shpjeguar për “News 24” se vendimin ia ka komunikuar edhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.

Teksa thotë se vendimin e ka marrë duke u konsultuar me figura politike, Doda thekson se PD duhet të bashkohet dhe të çojë demokratët në pushtet.

“Unë shkova në Parlament si deputet i opozitës, demokratët më kanë mbështetur. Ngelem deputet i opozitës, por nuk jam as vegël e Edi Ramës dhe as nuk dua të prish balancat brenda grupeve. Ato duhet të bashkohen dhe të çojmë demokratët në pushtet. Krerët i kanë punët e tyre në terezi. Ndërsa demokratët janë në rrugë të madhe, janë pa punë, pa pensione. Unë nuk dua të prish balancat”, tha Doda.

“Unë u futa në listën e kandidatëve me siglën e Legalitetit dhe vendimin e kam konsultuar edhe me Princ Lekën dhe deputetët më të vjetër. Vendimin tim ia kam komunikuar edhe Flamur Nokës. Ai ka për qëllim të bëjë riformatim. Unë nuk jam me grupin e Alibeajt, është keqinterpretuar. i kam kolegë dhe i respektoj. Unë u kam thënë “pajtohuni me demokratët të rrezojmë regjimin e Edi Ramës”.

Kujtojmë se ditën e djeshme, pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar me anë të një njoftimi për median Enkeled Alibeaj bëri publik përjashtimin e katër deputetëve Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Tritan Shehu dhe Agron Shehaj nga grupi parlamentar i PD-së me argumentin se nuk janë distancuar nga dhuna e ushtruar ndaj PD-së.

Pas