Bota

Mori gabimisht 6 doza Pfizer,23-vjeçarja:Pi 7 litra ujë, jam e dehidratuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:31 - 25/07/21 |
Opi Nion

Virginia është vajza më e vaksinuar në Itali. Por ky nuk është një lajm i mirë për të. Më 9 maj në spitalin “Noa” në Massa, asaj iu injektuan gabimisht gjashtë doza Pfizer. Tashmë ajo jeton një makth për tre muaj dhe askush nuk e di se cilat janë efektet anësore.  Ajo konsumon çdo ditë 7 litra ujë dhe sërish ndjehet e dehidratuar.

Virginia Grilli, 23 vjeçe, me një diplomë bachelor në psikologji klinike dhe tani studente master në Universitetin e Pizës, bie dakord t’i tregojë Corriere della Sera, odisenë e saj, ndërsa dyshon se tashmë nuk do të ketë mundësinë të ndjekë universitetin.

“Kjo ndihmon për të shmangur bërjen e gabimeve ku unë rashë viktimë, e që kurrë të mos ndodhin përsëri dhe gjithashtu është një thirrje që moshatarët e mi të kuptojnë se vaksina duhet të bëhet”, tregoi ajo.

Por a do ta bënte sërish vaksinën nëse do duhej?

“Menjëherë, por në rastin tim me sigurimet e nevojshme shkencore”, shprehet Virginia ndërsa tregon se tashmë nuk ndjehet aspak mirë.

“Nuk jam mire. Jeta ime ka ndryshuar rrënjësisht. Më duket se po jetoj në botën kuantike ku mbretëron pasiguria. Po kaloj një periudhë shqetësimesh fizike dhe psikologjike, kam bërë shumë ditë në spital. Më duhet t’i nënshtrohem kontrolleve të vazhdueshme neurologjike, kardiake, imunologjike dhe psikologjike. Mund të kem një ndryshim të sistemit imunitar. Kam humbur peshë, askush nuk mund të më tregojë kur do të jem përsëri mirë. Ata më thanë se mbidozimi i vaksinës do ta anulonte vetë vaksinën dhe për këtë arsye nuk do të kisha antitrupa. Përkundrazi, antitrupat u rritën dy muaj e gjysmë pas injeksionit. Kam vlera që tejkalojnë 60 herë pragun e vaksinimit normal me dy doza”, ka thënë ajo, ndërsa shprehet se tashmë nuk mund të sigurojë as pasaportën e gjelbër.

“Askush nuk merr përsipër përgjegjësinë e lëshimit të saj, pasi unë jam një rast unik. Nëse nuk e marr pasaportën unë do të padis rajonin e Toskanës dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Pa çertifikim në shtator, nuk mund të shkoh  në universitet, të marr provime apo edhe të marr pjesë në praktikën kurrikulare që më është dashur ta ndërpres dhe është e detyrueshme për gradën master”, ka treguar 23-vjeçarja./Opinion.al

Pas