Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

2025/07/09 at 7:28 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

Fatjon Tafaj është emëruar trajneri i Shqipërisë U-17, pas largimit të italianit Andrea Tedesco. Në fjalët e para si trajner i kuqezinjve, Tafaj u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë të re.

Ai foli për objektivat e punës me ekipin, rëndësinë e zhvillimit të lojtarëve të rinj dhe projektet që do të ndiqen në vijim. Tafaj komentoi edhe organizimin e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, duke e cilësuar një sukses të plotë, me ekipe cilësore dhe futboll të nivelit të lartë.

“Është vlerësim për mua që rikthehem në Federatën Shqiptare të Futbollit, këtë herë si trajner i parë. Kjo është eksperienca ime e dytë, pas një eksperience me ekipin Kombëtar U-21 përkrah trajnerit Alban Bushi. Dua të falënderoj shumë FSHF-në, Presidentin Armand Duka dhe gjithashtu drejtorin Pea, që më dhanë mundësinë për të ardhur dhe për t’u bërë pjesë e shtëpisë së futbollit shqiptar.

I ndoqa pothuajse të gjitha ndeshjet. Organizimi ishte në perfeksion. Skuadrat ishin mjaft cilësore, u prodhua futboll, ndoqa edhe ekipin shqiptar. Ka elementë që janë goxha premtues. Sigurisht që ekipet ishin shumë të forta, pasi të luash kundër kundërshtarëve të tillë nuk është e lehtë, pavarësisht se ke edhe kualitetin brenda. Por ajo që unë pashë dhe që është shumë e rëndësishme, ka elementë goxha të mirë te Kombëtarja U-17.

Objektivat? Sigurisht, do të nisë me projektin “Step by Step”, ku do të fillojmë me pjesën e trajnimit të lojtarëve. Më pas kemi një projekt tjetër që lidhet më shumë me pjesën e zyrës. Do të ketë punë të madhe edhe me skautimin e lojtarëve, që do të realizohet në bashkëpunim me stafin e skautimit, drejtorin dhe të gjithë të tjerët për seleksionimin. Është shumë e rëndësishme ulja e marzhit të gabimit. E them këtë sepse shikoj që ka elementë shumë të mirë, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit. Qëllimi është të kemi sa më shumë lojtarë cilësorë”, deklaroi Tafaj.

Trajneri dhe FSHF kanë firmosur kontratë dyvjeçare mes tyre.

Ju sugjerojmë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Para
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

TE FUNDIT

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
19 Shtator, 2025

Qeveria estoneze i ka kërkuar NATO-s, anëtare e së cilës është, të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të...

Lexo më shumë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
19 Shtator, 2025

Diego Simeone u bë protagonist për keq në humbjen e ekipit të tij, Atletico Madrid, në ndeshjen e Champions League...

Lexo më shumë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com