Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mori 3 mijë Euro të liruar të akuzuarin për aksident, avokati kthen paratë

2021/10/13 at 9:17 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mori 3 mijë Euro të liruar të akuzuarin për aksident, avokati kthen paratë

Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt qytetit të Gjirokastrës lidhur me një ngjarje të ndodhur në vitin 2019. Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur në këtë aksident, ku është plagosur një e moshuar.

Në këtë ngjarje përfshihen disa personazhe, duke filluar nga Thanas Papadhimitri, i cili akuzohet se është shkaktari i aksidentit dhe avokati Shpëtim Meçi dhe prokurori Julian Çafka.   Aksidenti ka ndodhur në qershor 2019 dhe e moshuara ka humbur shikimin në syrin e majtë.

Autori i aksidentit, Thanas Papadhimitri, u largua nga vendi i ngjarjes dhe sipas dokumenteve ai është munduar të manipulonte provat. Fillimisht ai deklaroi, që ishte me tjetër automjet në pronësi të babait të tij, por nga përgjimet e prokurorisë, rezultoi, se ai e kishte bërë aksidentin me automjetin me targa të Gjirokastrës 9377A.

Autori i këtij aksidenti akuzohej për dy vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Veprime për fshehjen e zbulimit të së vërtetës”, dhe rrezikonte deri në 7 vite burg.  Sipas fakteve të siguruara nga “Stop”, autori i aksidentit, Thanas Papadhimitri zgjodhi si avokat mbrojtës Shpëtim Meçin dhe ky i fundit i premtoi, se me një ryshfet prej 3000 Eurosh do ta mbyllte këtë çështje.Sipas Meçit, 1500 Euro ishin për prokurorin Julian Cafka dhe 1500 të tjera për gjyqtarin. Po pazari me gjyqtarin nuk funksionoi, pasi autori mbeti në burg për shkak të provave.

Rezultojnë 5 audio regjistrime telefonatash mes të fejuarës së Papadhimitrit, Ana Kotro, dhe avokatit Shpëtim Meçi, ku ky i fundit pranon të ketë marrë 3 mijë Eurot, për të mbyllur çështjen në favor të autorit të aksidentit.

Në fund Papadhimitri u dënua me 1 vit burgim, duke aplikuar gjykimin e shkartuar.  Kydënim bëri që mes avokatit dhe të akuzuarit të lindin dhe debatet.Lidhur me këtë avokati ka thënë “Sapo kemi dal nga gjyqi përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ky shtetas ka filluar të kërkoj llogari për llojin e dënimit të tij”. Duke treguar se mes tyre ka një konflikt të hapur.Papadhimitri i ka kërkuar llogari avokatit se pse u dënua me burg, në një kohë kur ai kishte paguar para dhe për të dhe për prokurorin.

Avokati i ktheu 1500 Euro të akuzuar, ndërsa për pjesën tjetër tha se nuk i kishte pasi ia kishte dhënë prokurorin Julian Çafka.Por Papadhimitri nuk u ndal vetëm me kërkesën që i bëri avokatit, ai shkoi në zyrën e prokurorit Çafka duke  i kërkuar llogari.

Por hetuesi jashtë procedure kërkoi një ballafaqim me avokatin dhe ky i fundit u detyrua që të kthej dhe shumën tjetër të parave. Por historia nuk mbaron këtu, pasi ky rast po hetohet në Prokurorinë e Gjirokastrës institucion, që drejtohet nga Julian Çafka.

Por ky është një tjetër absurditet, pasi ai që duhet të hetojë, rezulton i përfshirë në këtë ngjarje.Por “Stop” nuk u ndal këtu pasi kërkoi një reagim si nga avokati që mbron avokatin Shpëtim Meçi, por dhe këtë të fundit. Të dy avokatët nuk u prononcuan lidhur me këtë hetim që po bëhet në Prokurorinë e Gjirokastër. Por edhe prokurori Julian Çafka nuk preferoi të fliste./ Tv Klan

Etiketa: AksidentiavokatiJulian Çafka

Ju sugjerojmë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu për luftën në Ukrainë

8 Shtator, 2025 2:22 pm
Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama
Kryesore

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama

8 Shtator, 2025 1:09 pm
Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

8 Shtator, 2025 12:26 pm
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

8 Shtator, 2025 12:23 pm
112 mijë nxënës më pak në një dekadë
Aktualitet

112 mijë nxënës më pak në një dekadë

8 Shtator, 2025 11:52 am
Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik
Kryesore

Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik

8 Shtator, 2025 11:35 am
Ky është autori i atentatit me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër
Kronikë

Ky është autori i atentatit me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër

8 Shtator, 2025 11:31 am
Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025
Aktualitet

Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025

8 Shtator, 2025 11:26 am
Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër
Kronikë

Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër

8 Shtator, 2025 11:24 am
Atentati me dy viktima në Shkodër, kush janë viktimat dhe si u arrestua autori
Kronikë

Atentati me dy viktima në Shkodër, kush janë viktimat dhe si u arrestua autori

8 Shtator, 2025 11:23 am
Para
Rrahja barbare e gruas, prokurori kërkon sërish 3 muaj kohë për hetim

Rrahja barbare e gruas, prokurori kërkon sërish 3 muaj kohë për hetim

Sulm në Norvegji/ Një burrë vret me shigjeta disa persona në supermarket

Sulm në Norvegji/ Një burrë vret me shigjeta disa persona në supermarket

PD: Qytetarët në Kurbin kanë 3 javë pa marrë bonusin e qerasë

PD: Qytetarët në Kurbin kanë 3 javë pa marrë bonusin e qerasë

TE FUNDIT

Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu për luftën në Ukrainë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
8 Shtator, 2025

Liderët europianë do të vizitojnë Shtetet e Bashkuara për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Lajmin...

Lexo më shumë

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama
8 Shtator, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se çështja McGonigal "vazhdon të përbëjë lajm botëror". Në konferencën për mediat,...

Lexo më shumë

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
8 Shtator, 2025

Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit...

Lexo më shumë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
8 Shtator, 2025

Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin me dy viktima dhe dy të plagosur që ndodhi mëngjesin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com