Kronikë

Morën peng 17-vjeçarin në Elbasan, arrestohen 4 persona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:22 - 28/07/22 |
Opi Nion

Policia e Elbasanit ka arrestuar katër persona pasi gjatë një konflikti kanë marr peng një 17-vjeçar.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë D. B., 20 vjeç, F. G., 19 vjeç, B. Q. 22 vjeç dhe E. G., 20 vjeç, banues në Elbasan.

Në njoftimin e policisë theksohet se pas mbërritjes së informacionit se një person është marr peng në një makinë, ka nisur puna për kapjen e autorëve.

Të arrestuarit, pas një konflikti fizik për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur me forcë në automjet, për disa minuta, një 17-vjeçar të përfshirë në konflikt.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim.

Pas