Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Morali shqiptar në pikjatë? 67 vjeçari nga Fieri përdhunon nusen e djalit

2016/07/27 at 11:12 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Morali shqiptar në pikjatë? 67 vjeçari nga Fieri përdhunon nusen e djalit

Zbulohet dosja për 67-vjeçarin abuzues Margarit Ç., i cili është arrestuar para tri javësh.


Pak ditë pas martesës, bashkëshorti i të dëmtuarës ishte larguar për në Greqi, ndërsa babai i tij e kishte dhunuar seksualisht.

Nëna e tre fëmijëve ka pohuar para hetuesve se vjehrri e detyronte të kryenin seks, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike. Denoncimi i një krimi seksual 15-vjeçar ka tronditur opinionin publik të një fshati të Rrethit të Fierit. Bëhet fjalë për një ngjarje te ndodhur në vitin 2003.

Edhe më skeptikët kundrejt traditave të familjes shqiptare janë shokuar kur një 35-vjeçare ka nxjerrë në dritë dhunën seksuale dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj nga vjehrri monstër për një dekadë e gjysmë dhe heshtjen e mosreagimin e bashkëshortit edhe pas vënies në dijeni të këtij fakti.

Është një histori rrëqethëse, ku personazhet për 15 vjet me radhë kanë përjetuar një situatë, e cila pas perdes së dhunës fizike e psikologjike, tradhtive brenda familjes, dyshimeve dhe epsheve seksuale, ka sjellë në jetë edhe tre fëmijë, një prej të cilëve prej pak vitesh.

Një histori, e cila nxjerr në pah anën më të errët të medaljes së realitetit të sotëm social-ekonomik në vend, ku vetëm vitet e fundit femra ka nisur të marrë guximin të denoncojë dhunën e gjithanshme të ushtruar ndaj saj.

Ndërkaq, pas kallëzimit në polici, të kryer nga 37-vjeçarja, hetuesit kanë provuar se pretendimet e saj ishin të vërteta dhe kanë prangosur rreth tri javë më parë 67-vjeçarin Margarit Ç. nga fshati Topojë i Fierit.

Gazeta “Shqip” ka siguruar të dhëna nga dosja hetimore në ngarkim të të dyshuarit për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë, i cili tashmë ndodhet në qelitë e paraburgimit në Rrogozhinë.

Historia 

Nga burime të besueshme të gazetës mësohet se gjithçka ka nisur 15 vjet më parë, pak ditë pas martesës së djalit të të arrestuarit, Arben Ç., 40 vjeç, me bashkëshorten Lindita Ç., 35 vjeçe.

Sipas denoncimit, Arbeni, pasi ka kaluar pak ditë të lumtura me bashkëshorten, e cila në atë kohë ishte 20 vjeçe, është larguar për të emigruar i vetëm në Greqi, ku ka punuar për vite me radhë për të siguruar të ardhurat financiare për familjen.

Burimet e sipërcituara pohojnë se në kallëzimin e saj, e dëmtuara ka pohuar se menjëherë pasi bashkëshorti i saj është larguar për në Greqi, vjehrri i të dëmtuarës, Margarit Ç., e ka dhunuar seksualisht dhe ka vazhduar ta bëjë këtë gjë në mënyrë të përsëritur.

Ajo ka shtuar se gjatë muajve të parë, 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale nën ushtrimin e dhunës psikologjike dhe fizike. Gjithashtu, ajo ka shtuar se vjehrri i ka thënë që të mos tregojë për lidhjen e tyre, pasi ishte ajo që dilte e humbur nga kjo histori.

Në këto kushte, marrëdhënia seksuale mes denoncueses dhe babait të bashkëshortit të saj ka vazhduar për vite me radhë. Duke qenë se bashkëshorti jetonte më shumë në Greqi sesa në familjen e tyre, e dëmtuara ka qenë e ekspozuar direkt ndaj dhunës seksuale të vjehrrit dhe autoritetit të tij.

Ndërkohë, gjatë kalimit të viteve, ajo ka lindur fillimisht dy fëmijë, e më pas edhe një të tretë, por për këtë çështje, policia nuk ka dhënë ndonjë detaj nëse janë pjesë e abuzimit seksual, apo kanë ardhur në jetën nga marrëdhënia me bashkëshortin e saj.

Denoncimi 

Për shkak se e dëmtuara nuk ka pasur përkrahje nga bashkëshorti i saj, ka vendosur që rreth një muaj më parë ta denoncojë në polici dhunën seksuale e psikologjike të ushtruar ndaj saj.

Pas marrjes së dëshmisë rrëqethëse, hetuesit kanë dashur të sigurojnë prova para se të kryenin ndalimin e 67-vjeçarit, pasi ka pasur dyshime se 35-vjeçarja mund ta kishte trilluar historinë.

Në këto kushte, policia ka kryer përgjime ambientale, ku nga bashkëbisedimet e kryera mes të prangosurit, të dëmtuarës dhe anëtarëve të tjerë të familjes, duket qartë se denoncuesja ka treguar të vërtetën.

Pas sigurimit të këtyre provave, prokuroria ka urdhëruar ndalimin e 67-vjeçarit, i cili po hetohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Sipas të dëmtuarës, ka qenë frika e përballjes me opinionin e të afërmve dhe personave që e njohin, që e ka ndrydhur dhe e ka detyruar ta mbajë sekret për 15 vite këtë krim të ushtruar ndaj saj, në mënyrë të përsëritur dhe me dhjetëra herë në çdo vit.

Pasi kanë kaluar vite me radhë nën peshën e sekretit të saj dhe vjehrrit, ku ky i fundit e dhunonte seksualisht në mënyrë sistematike, 35-vjeçarja ka vendosur t’ia tregojë këtë fakt bashkëshortit të saj.

Nga burimet e gazetës mësohet se denoncuesja ka pretenduar në kallëzimin e saj se rreth dy vite më parë e ka vënë në dijeni bashkëshortin për atë çfarë kishte bërë babai i tij me të. Por bashkëshorti nuk ka reaguar, duke mos i kërkuar të atit të dinte versionin e tij.

Ai ka vazhduar të jetojë edhe dy vitet e fundit me barrën e kësaj historie, ku bashkëshortja akuzonte vjehrrin për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Mosreagimi i tij për qartësimin e situatës së krijuar, ka bërë që 37-vjeçarja të marrë guximin e ta denoncojë këtë fakt, me qëllim vënien para përgjegjësisë së monstrës që i kishte devijuar qëllimin e martesës së saj, duke e bërë objekt të epsheve të tij seksuale.

 



Ju sugjerojmë

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por…

22 Maj, 2025 6:13 pm
Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë
Aktualitet

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

22 Maj, 2025 5:53 pm
Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!
Politikë

Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!

22 Maj, 2025 5:46 pm
Durrës/ Vdekja e pacientes pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku
Aktualitet

Durrës/ Vdekja e pacientes pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku

22 Maj, 2025 5:38 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Kronikë

SPAK sekuestron një tjetër pronë të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës

22 Maj, 2025 5:28 pm
Aplikimet në çerdhet e Bashkisë së Tiranës, afati dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar
Kryesore

“Furtunë” në Bashkinë e Tiranës, shkarkohen besnikët e Veliajt

22 Maj, 2025 5:26 pm
Greqi, shqiptari vetëvritet në komisariatin e Kalkidës
Aktualitet

Greqi/ Vritet me armë zjarri 41-vjeçari shqiptar

22 Maj, 2025 5:21 pm
Analiza e REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?
Rajoni

Analiza e REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

22 Maj, 2025 5:12 pm
Bashkimi Evropian nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Rajoni

Bashkimi Evropian nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

22 Maj, 2025 5:08 pm
Merz shpall emrat e CDU-së në qeverinë e re gjermane
Bota

Vendosja e trupave gjermanë në Evropën Lindore, Merz:Të mbrojmë territorin e NATO-s!

22 Maj, 2025 4:51 pm
Para
31 emigrantë sirianë dhe afganë drejt Shqipërisë

31 emigrantë sirianë dhe afganë drejt Shqipërisë

Manjani në tryezë me gjyqtarët: mos i fusni të gjithë në një thes

Manjani letër falënderimi ‘Venecias’

Lajme të këqija pë J.Lo

Shikoni si ka ndryshuar J.Lo nga 1969-2016

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por…

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
22 Maj, 2025

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president. “Nuk kam asnjë qëllim...

Lexo më shumë

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë
22 Maj, 2025

Në Tiranë do të krijohet Akademia e Policisë për Ballkanin Perëndimor. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Përgjithshëm...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!

Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!
22 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pasditen e sotme se helikopterët e forcës sonë ajrore, Black Hawk, do të kenë hangarin...

Lexo më shumë

Durrës/ Vdekja e pacientes pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku

Durrës/ Vdekja e pacientes pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku
22 Maj, 2025

Lajmi i vdekjes së një pacienteje pas ndërhyrjes kirurgjikale për ngushtimin e stomakut në një spital privat në qytetin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com