Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Montreal, ja si po festohet Nëntori muaji i Trashgimisë Shqiptare në Ontario të Kanadasë

2016/11/04 at 2:47 PM
në -Kulturë, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Montreal, ja si po festohet Nëntori muaji i Trashgimisë Shqiptare në Ontario të Kanadasë

Sot në datën 3 Nëntor 2016, Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, organizoi festimet për shpalljen e muajit Nëntor si muajin e Trashëgimisë Shqiptare në Parlamentin e Ontarios.


Të ftuar ishin grupi arbëresh i ardhur posaçërisht nga Kalabria, si dhe shumë personalitete si Ambasadori Shqiptar në Ottawa Z. Ermal Muça si dhe pjesëmarrës nga qeveria e përfaqësues të parlamentit të Ontarios. Ishin të pranishëm autotitete si Ministrja Laura Albanese, Minisitri Brad Dugud, Deputetet Yvan Baker, Shafic Qaadri etj. Gjithashtu të ftuara ishin edhe shoqatat si motra në Ontario, Montreal, Hamilton, komunitetet fetare, bizneset, artistët, anëtarë, aktivistë, studentë, pensionistë etj.

Ishte një kënaqësi e veçantë që edhe Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal të përfaqësohej nga kryetarja Znj. Anila E Kati në këtë ngjarje të shënuar për të gjithë ne shqiptarët.

k1

Fjala e mbajtur prej Ministres Znj. Laura Albanese, me origjinë arbëreshe, preku gjithë shqiptarët në sallë kur u shpreh se: “Jo për çudi Znj. Ruki Kondaj, më zgjodhi mua për projekt-ligjin mbi trashgimin, për faktin që mbiemri im ka një domethënie shqiptare.”

Gjithashtu Deputeti Z. Shafic Qaadri jo vetëm mbështeti projekt-ligjin, por i emocionoi të ftuarit me disa shprehje në shqip, dhe të mësuara e të shprehura shumë bukur me tonin e theksin e duhur që ngjasonte si një shqiptar i vërtet, gjithashtu ai u shpreh se: “Jo vetëm Laura Albanese ka lidhje shqiptare por edhe une kam lidhje me shkrimtarin Kadare për nga ngjashmëria e mbiemrit Qaddri.”

Në sallë u krijua një atmosferë shumë e ngrohtë, miqësore dhe Ambasori Z. Ermal Muça u shpreh se: “Edhe pse në parlamentin e Kanadasë ne e ndjejmë veten si në shtepinë tonë.” Kjo solli lotë ndër të ftuarit e pranishëm.

k2

Me inicjativën dhe punën e palodhur e këmbëngulëse të Presidentes së Nderit Dr. Ruki Kondaj, mbështetur gjithashtu nga Z. Ramazan Këllezi që është njëkohësisht President i SHBSHKT si dhe anetarët e tjerë të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto e bën të mundur që 28000 shqiptarët e Ontarios e më gjerë në Kanada të kenë sot një ligj trashëgimie, dhe muaji Nëntor të jetë muaji i trashëgimisë shqiptare. Një arritje kjo e paparë deri më sot.

Programi u moderua nga ylli i kinematografisë Znj. Ana Golja e cila interpretoi Himnin e Kanadasë, ndërsa Maria Ferrari studente arbëreshe interpretoi hymin shqiptar në dialektin e bukur arbëresh. Më tej, nga arbëreshët u shfaq në ekran pjesa teatrale “Kush e solli Doruntinën”, në vijim u krye një sfilatë me kostume popullore shumëngjyrëshe të të gjithë krahinave e trevave shqiptare si edhe u kërcyen valle popullore të drejtuara nga koreografi i mirënjohur Ramazan Këllezi, President i SHBSHKT.

k3

Grupi arbëresh nëpërmjet zërit të zonjës së nderuar Lucia Martino shprehu kënaqësinë dhe në mesazhin e falenderimit u shpreh se shqiptarët dhe arbëreshët janë një edhe pse ca kanë jetuar në jug të italisë të tjerët në Shqipëri, ne kemi të njëjtat tradita, të njëjtat zakone, të njëjtën origjinë arbërore.

Nën tingujt e këngës “Jemi ne” grupi i vallëtarëve kerceu mjaft bukur, të gjithë të ftuarit në sallen e parlamentit vallëzuan të kapur dorë më dorë, shoqëruan vallëtarët, të gjithë në sallë ndiheshin shqiptarë. Deputeti Qaddri u shpre se në 15 vjet në parliament, kurrë nuk është kërcyer, është hera e parë, dhe për më tepër valle shqiptare me kostumet e larmishme ngjyra ngjyra.

k4

Mbështetja e bizneseve shqiptare ishte shumë e pranishme, Pastiçeria Europiane me ëmbëlsiren e pergatitur dhe të dekoruar me kostumet arbëreshe të gdhendura në tortë, një vepër arti (që të vjen keq ta hash e do ta ruash njësoj si vlerat e trashëgimisë). Gjithashtu Old Mill me bakllavatë, byreqet, tullumbat që na bën të ndjehemi si në sheshin Skënderbej si në Tiranë.

Për sa i përket Shoqatës Kulturore Shqiptare Montrea,  falenderojmë mbështjen e kompanisë One Travel, Z. Bujar Zejnullahu që mundësoi një rrugë për praninë e shoqatës tonë në Toronto, i jemi shumë mirënjohës.

k5

Atmosfera e gëzuar zgjati deri në orët e vona. Në fund të programit për të ftuarit u ofrua një koktej me ushqime tradicionale shqiptare dhe pije freskuese të ofruara nga organizatorët SHBSHKT.

Puna e palodhur e Dr. Kondaj na frymëzon edhe ne të Shoqates Kulturore Shqiptare të Montrealit të marrim një shembull të paparë, për të realizuar atë ç’ka po realizojnë në Toronto , e vërtetë që SHBSHKT bëri 26 vjetorin sot, por edhe ne s’duhet të presim për ti dhënë fëmijëve tanë vlerat e trashëgimisë shqiptare, duhet ta nisim sepse gurë gurë ngrihet kalaja.

k6k7



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
Kapet terroristi në burgun e Vaqarrit, i dënuari për vjedhje ‘flinte’ me ISIS-in

Kapet terroristi në burgun e Vaqarrit, i dënuari për vjedhje 'flinte' me ISIS-in

Foto/ Të pasmet e Jennifer Lopez inkurajojnë Ledina Çelon

Foto/ Të pasmet e Jennifer Lopez inkurajojnë Ledina Çelon

Tirana Theatre Review – Familja Tot

Tirana Theatre Review – Familja Tot
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com