Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Monsieur Le President, ju lutem mos perserisni historine!

2015/11/21 at 10:46 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Monsieur Le President, ju lutem mos perserisni historine!

Miliona njerëz, përfshirë mua vetë, manifestuan kundër atij pushtimi në vitin 2003, dhe ato protesta patën një shtrirje botërore. Dhe kishim të drejtë, ta hajë dreqi, kishim plotësisht të drejtë. Jo se ishim në gjendje të parashikonim të ardhmen, domethënë atë që do të ndodhte pas 12 vitesh, nuk ishim largpamës deri në atë pikë. Por tani e kuptojmë: ajo që ndodhi të premten mbrëma në Paris, ka qenë rezultat indirekt i retorikës luftëdashëse të përdorur nga kolegu juaj Bush, në shtator të vitit 2001. Dhe çfarë bëni ju? Si reagoni, pa u mbushur as 24 orë nga atentatet?


Nga David van Reybrouck

Studiues, gazetar dhe poet belg. Eshtë autor i librit bestseller, “Kongo”

Monsieur le President, në fjalimin tuaj një ditë pas sulmeve në Paris, keni bërë një zgjedhje fjalësh vërtetë të pamatura, duke folur për një “akt lufte”, të kryer nga një “ushtri terroriste”. Ja, fjalë për fjalë, se çfarë thatë: “Ajo që ndodhi dje në Paris është një akt lufte, dhe kur gjendet përpara një lufte, vendi duhet të marrë masat e duhura. Një akt i kryer nga një ushtri terroriste, Daesh, kundër gjithçkaje që ne jemi, një vend i lirë që dialogon me të gjithë planetin. Një akt lufte që është përgatitur dhe planifikuar gjetkë, me bashkëfajtorë të brendshëm që hetimet do të përpiqen t’i konstatojnë. Një akt barbarie absolute”.

Jam plotësisht dakord me këtë frazën e fundit, por pjesa tjetër e fjalimit tuaj është një përsëritje, pothuajse fjalë për fjalë, e asaj që George Bushi i tha Kongresit amerikan, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. “Sulmet e qëllimshëm dhe të përgjakshëm që u kryen dje kundër vendit tonë, nuk janë thjeshtë akte terrorizmi. Janë akte lufte”.

Pasojat e atyre fjalëve historike dihen mirë. Një kryetar shteti që përshkruan një ngjarje si një akt lufte, duhet të marrë nismat e duhura. Bushi pushtoi Afganistanin, vendim që ende mund të dukej i justifikueshëm po të kemi parasysh që ishte vendi i cili i kishte ofruar strehim Al Kaedës: madje, edhe OKB ishte dakord. Pastaj erdhi pushtimi, tërësisht i pamend, i Irakut, pa asnjë mandat nga OKB, thjeshtë sepse Amerika dyshonte për praninë e armëve të shkatërrimit në masë. Nuk u gjetën gjurmë të armëve të tilla, por pushtimi prodhoi si rezultat një destabilizim total të rajonit, që vazhdon edhe sot.

Pas tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku, në vitin 2011, u krijua një boshllëk pushteti. Pak kohë më vonë, kur në Sirinë fqinje, në vijim të Pranverës Arabe, shpërtheu një luftë civile, për herë të parë u pa me qartësi efekti vdekjeprurës që kishin patur veprimet e forcave të armatosura amerikane.

Në pjesën veriperëndimore të një Iraku të privuar tashmë nga rrënjët, dhe në një Siri të dërrmuar nga lufta, kishte hapësirë të mjaftueshme jo vetëm për forcat qeveritare dhe ushtrinë për çlirimin e Sirisë, por edhe për ngjitjen e një protagonisti të tretë me peshë: ISIS, apo DAESH. Pa pushtimin e pamend të Irakut që urdhëroi Bushi, nuk do të kishte ekzistuar asnjëherë Shteti Islamik.

Miliona njerëz, përfshirë mua vetë, manifestuan kundër atij pushtimi në vitin 2003, dhe ato protesta patën një shtrirje botërore. Dhe kishim të drejtë, ta hajë dreqi, kishim plotësisht të drejtë. Jo se ishim në gjendje të parashikonim të ardhmen, domethënë atë që do të ndodhte pas 12 vitesh, nuk ishim largpamës deri në atë pikë. Por tani e kuptojmë: ajo që ndodhi të premten mbrëma në Paris, ka qenë rezultat indirekt i retorikës luftëdashëse të përdorur nga kolegu juaj Bush, në shtator të vitit 2001.

Dhe çfarë bëni ju? Si reagoni, pa u mbushur as 24 orë nga atentatet? Duke përdorur të njëjtën terminologji identike që përdori atëherë homologu juaj amerikan! Keni rënë në kurth, Monsieur le President, keni rënë kokë e këmbë. Keni rënë në kurth, sepse u keni ofruar terroristëve, pikërisht atë që dëshironin: një shpallje lufte. Keni pranuar ftesën e tyre për xhihad. Me përpjekjen tuaj për reagim të vendosur, rrezikoni shumë që ta lejoni të rritet edhe më tej spiralen e dhunës. Personalisht, më duket një zgjedhje aspak e mençur.

Ju keni folur për një “ushtri terroriste”. Eshtë një kontradiktë termash. Të flasësh për një “ushtri terroriste” është njësoj si të flasësh për një “dietë bulimike”. Shtetet dhe grupet e armatosur mund të kenë një ushtri. Por jemi duke folur për tetë individë, krejt të marrë, ish nënshtetas francezë të kthyer nga Siria. Janë transformuar në monstra, nga i pari tek i fundit, por jo domosdoshmërisht në një ushtri.

Ka mënyra të tjera për të qenë të vendosur, nuk është e thënë që vetëm t’u biem daulleve të luftës. Menjëherë pas atentateve në vendin tuaj, Kryeministri norvegjez, Stoltenberg bëri një thirrje eksplicite për “më shumë demokraci, më shumë transparencë, më shumë pjesëmarrje”. Në fjalimin tuaj, ju përmendët lirinë. Do të kishit bërë mirë të përmendnit edhe dy vlerat e tjera të Republikës franceze, barazinë dhe vëllazërinë. Në këtë moment, më duket se kemi shumë më tepër nevojë për to, se sa për retorikën tuaj të diskutueshme luftëdashëse.

(Për analiza, komente për ngjarjet më të fundit nga bota, vizitoni www.bota.al)



Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Fareed Zakaria: Amerika në rënie? Mjaft u zalisët prej Vladimir Putinit!

Fareed Zakaria: Amerika në rënie? Mjaft u zalisët prej Vladimir Putinit!

Apeli ne Maqedoni: shqiptare, blininato qe kane mbetur nga Kongresi i Manastirit

Apeli ne Maqedoni: shqiptare, blininato qe kane mbetur nga Kongresi i Manastirit

Myftiu i Tiranës/ Ja kush është xhamia që nuk është në kontrollin tonë

Myftiu i Tiranës/ Ja kush është xhamia që nuk është në kontrollin tonë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}