Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim në Mollas, ka thënë se Edi Rama nuk do të arrijë dot të nënshtrojë Shqipërinë.
Këtë, ka shtuar ajo, nuk e lejon rinia shqiptare.
“Edi Rama ka nënshtruar Lulin e Vogël. Por, nuk mund të nënshtrojë dot shqiptarët. Sepse, Shqipëria nuk nënshtrohet. Shqipëria nuk nënshtrohet, sepse ka garant Lëvizjen Socialiste për Integrim, sepse ka një rini të mrekullueshme, që është e jashtëzakonshme, e cila ka zgjedhur si forcë të saj Lëvizjen Socialiste për Integrim”, është shprehur Kryemadhi.