E pabesueshme, por e vërtetë! Kjo është pohuar në programin Top Show në përmbledhjen e ngjarjeve të muajit shkurt nga themeluesi i cirkut italian që gjendet prej disa javësh në Shqipëri, Attilio Bellucci.
I pyetur nëse janë kushërinj të afërt me aktoren Monica Bellucci dhe nëse origjina e tyre është nga Shqipëria, ai ka pohuar se, “origjina jonë e largët daton para shumë shekujsh nga familje shqiptare të cilat u larguan në Itali dhe me shumë gjasa rrënjët janë nga arbëreshët. Në fillim mbiemri ka qenë Belushi siç është Jim dhe John Belushi dhe me kalimin e viteve, sh-ja ra dhe u zëvendësua me cc”- u shpreh ai.
Aktorja dhe modelja italiane aktualisht është 51 vjeç dhe cilësohet jo vetëm prej italianëve, por edhe më gjërë, si një nga femrat më të bukura të botës.