Nga selia rozë te ajo blu dhe së fundmi te godina pak më modeste e Shqipëria Bëhet.
Gazetarja Sibora Bitri ngjit shkallët dhe live për “Opinion” na tregon panoramën më të bukur që mund të kemi parë përgjatë kësaj dite zgjedhore.
“Do të të tregoj bebin, jo vetëm karrocën”, thotë ajo teksa shkon në zyrën e Dorina Prethit, e cila është shembulli më i mirë se një grua mund t’i bëjë të dyja, nënën dhe politikanen.
Pavarësisht orës dhe intensitetit të punës, Prethi i jep gji foshnjes në zyrën e saj, teksa monitoron tanimë procesin e numërimit të votave në qarqet e vendit.
“Sa gjest i bukur”, tha Fevziu. E për këtë biem të gjithë dakord.
Prethi garon si kandidate e “Nismës Shqipëria Bëhet” për qarkun e Tiranës. Me një përkushtim të tillë, thënë krejt objektivisht, e meriton një karrige në Parlament!/tvklan