Bota

Momenti kur vrasësit hyjnë në rezidencë dhe vrasin Presidentin e Haitit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:52 - 07/07/21 |
Opi Nion

Haiti ditën e sotme ndodhet në zi sepse Presidenti Jovenel Moise, është vrarë brutalisht në një atentat me armë, në rezidencën e tij private.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i përkohshëm Claude Joseph. Ky i fundit është shprehur se rezidenca e presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në 01:00 me kohën lokale (05:00 GMT).

Sakaq, mediat e huaja kanë publikuar pamjet e momentit para pak atentatit. Në pamje shfaqen persona të armatosur, që qëndrojnë para rezidencës presidenciale, e më pas, mësyjnë në godinë dhe kryejnë aktin ekstrem.

Ndër të tjera Zonja e Parë u raportua gjithashtu e plagosur gjatë këtij sulm.

Jovenel Moïse, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga Shkurti 2017, pasi paraardhësi i tij në zyrë, Michel Martelly u largua nga posti.

Presidenca e Z. Moise ishte e vështirë pasi ai u përball me akuza për korrupsion dhe u sfidua nga valët e protestave shpesh të dhunshme anti-qeveritare./Opinion.al

Pas