Kryesore

Momenti i shembjes së teatrit, Meta: Damkë e zezë për mafien në pushtet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:27 - 17/05/20 |
Al Do

Presidenti Meta ka reaguar mbi aksionin e sotëm të policisë dhe Bashkisë së Tiranës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ai e ka cilësuar episodin e sotëm një damkë të zezë për atë që ai e quan ‘mafia në pushtet’

“Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.

Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.

KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM”, shkruan presidenti Meta. /Opinion.al

Pas