Rajoni

Momente tmerri për pasagjerët e linjës Prishtinë – Bazel


               Publikuar në : 10:54 - 17/06/19 |
Al Do

Turbulencat ajrore kanë shkaktuar një atmosferë tmerri për udhëtarët e avionit të linjës Prishtinë – Bazel – Mulhouse (Francë) rreth 30 minuta përpara uljes në aeroportin e Bazelit.

Problemet nisën kur avioni Boeing 737-300 po fluturonte mbi Italinë veriore, pranë krahinës së Tirolit të Jugut. Rreth 10 udhëtarë, 121 që ishin në bord, kanë pësuar dëmtime por pas uljes ata morën trajtim mjekësor në spital.

Sipas burimeve, problemet u shkaktuan pasi piloti bëri një manovër për të shmangur një stuhi.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, tregohen momentet e panikut që përjetuan pasagjerët. Sipas disa raportimeve ka patur edhe shkëputje të disa ndenjëseve.

Fatmirësisht nuk pati dëmtime të tjera dhe avioni arriti të zbriste në aeroportin e Bazelit me 30 minuta vonesë. /Opinion.al

Pas