Historiani Moikom Zeqo kërkoi që të mbahet qendrim zyrtar ndaj rastit të paprecendet të një historiani turk i cili erdhi tek varri i Skenderbeut dhe foli me fjalë fyese e denigruese për heroin tonë kombëtar.
“Talha Ugurlei duhet të shpallet person non grada në Shqipëri, tha Zeqo. Po kështu duhet mbajtur qendrim edhe përmes ambasadës turke në Shqipëri, shtoi ai.
Pak ditë më parë në YouTube qarkulloi një video. Aty shfaqje Talha Ugurlei, i cili gjatë një vizite në memorialin e Skënderbeut në Lezhë, denigronte heroin kombëtar.
Sipas Zeqos, kjo nuk është hera e parë që synohet të hidhet baltë mbi figura të rëndësishme të historisë që i kanë kapërcyer kufijtë e Shqipërisë.
Ai propozoi forcimin e ligjeve në Shqipëri në mënyrë që të ndëshkohen ata që fyejnë apo bëjnë akte të tjera ndaj figurave historike.